Descargar Imprimir esta página

Gardena 3000/4 Instrucciones De Empleo página 4

Bomba para jardín
Ocultar thumbs Ver también para 3000/4:

Publicidad

SQ
Përkthimi i udhëzimeve origjinale.
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët
mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, sensorike dhe mentale
ose me mungesë përvoje dhe dijesh, nëse ato do
të jenë nën monitorim ose nëse janë instruktuar
në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe
kuptojnë rreziqet që rezultojnë nga kjo gjë. Fëmijët
nuk lejohen të luajnë me produktin. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk lejohet të
kryhet nga fëmijë nëse nuk janë në monitorim.
Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga
të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç. Mos e përdorni
pajisjen asnjëherë kur jeni jeni të lodhur ose të
sëmurë nën efektin ose nën efektin e substan-
cave narkotike, alkoolit apo medikamenteve.
Përdorimi në përputhje me rregullat
Pompa e kopshtit GARDENA shërben për përdorimin privat në kopshte
shtëpiake dhe në kopshte zbavitëse.
Gjatë përdorimit të pompës për shtimin e presionit, nuk duhet kaluar
presioni maksimal i brendshëm i lejuar prej 6 bar (në krah të shkarkimit).
Presioni i shkarkimit mblidhet me presionin e pompës.
• Shembull: Presioni i rubinetit = 2,4 bar,
presioni maks. i pompës 3000/4 = 3,6 bar,
presioni i përgjithshëm = 6,0 bar.
Lëngjet e transportueshme:
Pompa e kopshtit GARDENA mund të përdoret për pompimin e ujërave
nëntokësore dhe të shiut, të ujërave të rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave që
përmbajnë klor.
VINI RE! Pompa e kopshtit GARDENA nuk është e përshtatshme
për përdorim të përhershëm (p.sh. për përdorim në industri, për
qarkullimin e vazhdueshëm pa pushim). Nuk duhen pompuar
lëngje gërryese, që marrin zjarr shpejt, agresive ose shpërthyese
(si p.sh. benzinë, naftë, ose lëndë kimike të lëngshme), ujë i kripur
si dhe ushqime. Temperatura e lëngut të transportuar nuk duhet
të kalojë 35 °C.
1. SIGURIA
E RËNDËSISHME!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni
më vonë.
RREZIK! Goditja elektrike!
Ka rrezik dëmtimi nga energjia elektrike.
v Hiqeni prizën përpara mbushjes, pas përdorimit, gjatë zgjidhjes së problemeve
dhe gjatë kontrollit.
RREZIK LËNDIMI
nga uji i nxehtë!
Gjatë përdorimit për një periudhë kohe të gjatë (> 5 min.) me presion
të bllokuar, uji në pompë mund të nxehet dhe në këtë mënyrë mund të
shkaktojë lëndime nga uji i të nxehtë.
v Pompën lëreni të punojë maks. 5 minuta me presion të bllokuar.
Gjatë mungesës së ujit thithës, uji që ndodhet në pompë mund të nxehet
dhe gjatë derdhjes së tij mund të shkaktohen lëndime nga uji i nxehtë.
v Pompën hiqeni nga priza e lidhur me siguresën e shtëpisë, ujin lëreni
të ftohet dhe përpara se të përdoret përsëri, siguroni që uji të hyjë nga
krahu thithës.
70
Vendi i vendosjes
RREZIK!
Rrezik plagosje për shkak të goditjes elektrike.
Produkti duhet të furnizohet me rrymë elektrike nëpërmjet një ndërprerësi diferen-
cial (RCD) me një rrymë nominative aktivizimi prej maksimumi 30 mA.
Pompa nuk lejohet të përdoret nëse në ujë gjenden persona. Gjithashtu pompa
duhet të vendoset në një vend me bazament të sigurt ndaj përmbytjeve dhe të
mos rrezikojë të bjerë brenda. Pompa duhet të vendoset në distancë të sigurt
(min. 2 m) nga vendi tërheqës i ujit. Si mjet shtesë sigurie mund të përdoret një
çelës i miratuar sigurie për njerëzit.
v Jeni të lutur të pyesni një elektricist.
Gjatë vendosjes së pompës në përdorim, duhen mbajtur parasysh rregulloret
e veçanta sanitare të vendeve të ndryshme, me qëllim që të pengohet rikthimi
i ujërave jo të pijshëm në sistemin rrjedhës të ujit.
v Jeni të lutur të pyesni specialistin sanitar.
Lidhjet elektrike
Të dhënat në tabelën e llojit duhet të përputhen me të dhënat e kabllos elektrike.
Lidhja elektrike dhe zgjatuesit elektrikë nuk duhet të kenë as edhe një prerje të
vogël dhe të përbëhen nga kabllo të gomuara me shkurtimin H07RN-F sipas
DIN VDE 0620.
v Mos e ngrini pompën duke e ngritur nga kablloja dhe mos e tërhiqni spinën
nga priza me anë të kabllos.
Në Austri
Në Austri lidhja elektrike duhet të përshtatet me ÖVE-EM 42, T2 (2000) / 1979
§ 22 sipas § 2022.1. Më pas pompat lejohen të përdoren në pishina dhe në
pellgjet e kopshtit të lidhura me një transformator ndarës.
v Jeni të lutur të pyesni elektricistin.
Në Zvicër
Në Zvicër aparatet e lëvizshme të cilat përdoren në ambient të hapur, duhet të
jenë lidhura me një prizë të mbrojtur.
Kontrolli me sy
v Përpara përdorimit kryeni vazhdimisht një kontroll me sy për të siguruar që
pompa, veçanërisht kabulli dhe spina, nuk janë të dëmtuara.
Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur.
v Nëse pompa është e dëmtuar kontrollojeni atë te pika e shërbimit GARDENA
ose nga një elektricist.
v Në qoftë se linja e lidhjes në rrjet të kësaj pajisjeje dëmtohet, atëherë ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi për klientët apo nga një person
përkatësisht i kualifikuar, në mënyrë që të mënjanohen rreziqet.
Udhëzime
v Mos e vendosni pompën jashtë në shi dhe mos e përdorni pompën në
ambient të lagësht.
Për të parandaluar funksionimit e pompës pa ujë, duhet pasur kujdes, që fundi
i tubit thithës të vendoset në mes të vendit tërheqës.
v Mbusheni pompën me lëngje përpara përdorimit deri në nxjerrjen e parë të
lëngjeve (rreth 2 deri 3 l)!
Rëra dhe materialet e tjera të ashpra në lëngjet e qarkulluese, çojnë në bllokim
të shpejtë dhe në rënien e rendimentit.
v Për ujë me përmbajtje rëre, përdorni një parafiltër pompe.
Qarkullimi i ujit të ndotur p.sh. me gurë, me hala pishe etj, mund të çojë në
dëmtimin e pompës.
v Mos lejoni të qarkullojë ujë i ndotur.
Sasia minimale qarkulluese është 90 l/h (= 1,5 l/min.). Nuk duhen përdorur apara-
te lidhës me qarkullim më të vogël.
RREZIK! Ky produkt gjeneron gjatë punës një fushë elektromagnetike. Kjo fushë
në kushte të caktuara mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implanta-
teve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave të cilat
mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse duhet që personat
me një implantat mjekësore para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me
mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
RREZIK! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Në rastin e qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë
montimit.
2. VËNIA NË PËRDORIM
Vendosja e pompës:
Vendi i pompës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë dhe t'i sigurojë
pompës një qëndrueshmëri të sigurt.
v Pompa të vendoset në një largësi të sigurt (min. 2 m) nga qendra
e tërheqjes së lëndës të lëngshme.
Pompa duhet të vendoset në një ambient me pak lagështi dhe me
ajrosje të mjaftueshme në zonën e ventilimit. Hapësira nga muret duhet
të jetë e pakta 5 cm. Nuk duhet lejuar të thithen me anë të hapësirës
së ventilimit mbeturina (p.sh. rërë ose dhe).

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

3500/417071709