• Nëse ka një rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e
prekni pajisjen ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin menjëherë.
Kjo pajisje përdor gaz ftohësit (isobutan,R600a). Megjithëse përdor
një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e
gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit të pajisjes mund të
shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.
• Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme
(eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm,
insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.
• Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë
zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
• Mbusheni prodhuesin e akullit ose dispenserin e ujit vetëm me ujë të
pijshëm.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës.
• Mos vendosni asnjë pajisje elektronike (si ngrohëse ose celular)
brenda pajisjes.
Mirëmbajtja
• Shkëputeni kordonin e energjisë para se ta pastroni pajisjen ose para
se të ndërroni llambën e brendshme (ku është montuar).
• Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar nga
lagështia dhe pluhuri.
• Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e
energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt
nga priza.
• Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh, alkool,
hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material gërryes, etj.) për të
pastruar pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
• Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të
ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
SQ
7