Skil 7445 Manual Original página 91

Ocultar thumbs Ver también para 7445:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
Mos e prekni diskun smerilues në lëvizje
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
PËRDORIMI
Mbështetëset
- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A
! zëvendësoni menjëherë mbështetëset (lironi/
shtrëngoni 4 vidat e fletës B)
! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni
fletat mbështetëse
Montomi i fletës së smerilimit 4
- montoni fletën e smerilimit VELCRO C si në ilustrim
- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën
mbështetës
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
Thithja e pluhurave 5
- boshatisni rregullisht kutinë e pluhurave D për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
Për përdorimin e fshesës me korrent
- hiqni kutinë e pluhurave D duke shtyrë çelësin E në
të majtë dhe mbajeni në atë pozicion ndërsa tërhiqni
prapa kutinë e pluhurave D
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit F
! mos përdorni kutinë e pluhurave/fshesën me
korrent kur smeriloni metale
Treguesi i nivelit të pluhurave 6
- zbrazni kutinë e pluhurave D kur treguesi G bëhet
KUQ
- treguesi G funksionon vetëm kur vegla është e ndezur
- kini parasysh se nuk garantohet funksionimi i treguesit
të nivelit të pluhurave kur smeriloni me shpejtësi të
ulëta (7455)
Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin H 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Kontrolli i shpejtësisë 7 (7455)
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të
ndryshme
- me anë të rrotës J 2 mund të vendosësh shpejtësinë
e dëshiruar të smerilimit
- rregulloni gjithmonë shpejtësinë sipas madhësisë së
rërës së përdorur
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe
lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit K 2 të pambuluara
Smerilimi
- sasia e materialit të hequr përcaktohet nga zgjedhja
e fletës së smerilimit, shpejtësisë të zgjedhur
paraprakisht për smerilimin dhe trysnisë që ushtrohet
! rritja e trysnisë së smerilimit nuk sjell një rritje
të kapacitetit të smerilimit, por një rritje në
konsumin e pajisjes dhe të fletës së smerilimit
! mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për
dru dhe për metale
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Për të përcaktuar ashpërsinë e duhur (dhe shpejtësinë),
tabela 9 mund të përdoret si referencë
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes K 2 )
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një
furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i
veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli q do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
91

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

7455

Tabla de contenido