EKO Device Eko CORE Manual Del Usuario página 641

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 56
10. Pastrimi
Procedura e pastrimit dhe dezinfektimit
Stetoskopi dhe CORE duhet të dezinfektohen ndërmjet çdo
përdorimi. Udhëzimet për kontrollin e infeksioneve nga Qendrat
për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) përcaktojnë
se pajisjet mjekësore të ripërdorshme, si stetoskopët, duhet të
dezinfektohen nga njëri pacient te tjetri. Praktikat standarde për
higjienën e stetoskopëve zbatohen edhe për pajisjen Eko.
Të gjitha pjesët e jashtme të pajisjes fizike duhet të dezinfektohen
me peceta me alkool isopropil 70%. Në kushte normale, nuk është
e nevojshme ta hiqni njësinë bashkuese CORE nga tubi i stetoskopit
gjatë procedurës së dezinfektimit.
SHËNIM:
MOS e zhysni pajisjen në lëngje ose ta bëni objekt të
proceseve të sterilizimit me presion të lartë/autoklavë.
Nëse është e nevojshme ta hiqni CORE, hiqeni tubin e stetoskopit
duke e tërhequr nga bishti metalik i njësisë bashkuese CORE nga
të dyja anët. Fshini të gjitha pjesët e stetoskopit me peceta me
alkool isopropil 70% ose me peceta njëpërdorimëshe me ujë dhe
sapun, duke përfshirë sipërfaqen e njësisë CORE, tubin e stetoskopit,
tubin bashkues dhe elementin e dëgjimit. Mund të përdoret një
solucion me 2% klor për të dezinfektuar tubin e stetoskopit; tubin
bashkues dhe elementin e dëgjimit, por tubi mund të çngjyroset pas
ekspozimit ndaj klorit.
Për të parandaluar njollat në tubin e stetoskopit, shmangni kontaktin
me stilolapsa, markerë, gazeta ose materiale të tjera të printuara.
Është praktikë e mirë që ta mbani stetoskopin mbi një jakë kur është
e mundur.
Montojeni përsëri stetoskopin duke futur përsëri bishtin metalikë të
njësisë bashkuese CORE në tubin e stetoskopit siç përshkruhet më
sipër në pjesën e instalimit.
641

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido