Skil 2900 Manual Original página 111

Ocultar thumbs Ver también para 2900:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
PARA PËRDORImIt
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e karikuesit (karikuesit e
kategorisë 230 V ose 240 V mund të lidhen gjithashtu me
një burim energjie 220 V)
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
GJAtË PËRDORImIt
• Mbajini duart larg nga tehet prerëse kur janë në
lëvizje
• mbajini duart larg nga zona ku prisni; mos u zgjasni
poshtë materialit për asnjë arsye kur jeni duke prerë
• Sigurohuni që asnjë material ose sipërfaqe poshtë zonës
ku po prisni nuk mund të dëmtohet nga tehet prerëse
• Mbajeni pajisjen nga sipërfaqja e kapjes me izolim kur
kryeni një veprim ku tehet prerëse mund të bien në
kontakt me tela të fshehur; kontakti me një tel elektrik do
të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit
• Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORImIt
• Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
• Ruajeni veglën/karikuesin në vende ku temperatura nuk
do të kalojë 40°C apo të bjerë nën 0°C
nDËRRImI I BAtERIVE
• Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
• Mos e karikoni asnjëherë baterinë në ambiente të
jashtme 4
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
SHPJEGImI I SImBOLEVE nË kARIkuES/BAtERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
7 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
8 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
9 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
0 Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
! Teknologjia NiMH siguron më shumë energji në një
mënyrë me më pak ndotje për mjedisin
All manuals and user guides at all-guides.com
PËRDORImI
• Ndezje/Fikje @
• Karikimi i baterisë #
• Ndërrimi i baterive $
• Ndërrimi i kokave të gërshërëve %
• Funksionimi i veglës
111
- ndizeni pajisjen duke e shtyrë përpara çelësin A
- bllokojeni çelësin për ta përdorur në vazhdimësi duke
e shtyrë çelësin A më tej përpara deri sa të kërcasë në
vendin përkatës
- fikeni pajisjen/zhbllokojeni çelësin duke e shtyrë prapa
çelësin A
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
- vëreni karikuesin J në prizën në mur
- futeni fishën e karikuesit K në bateri si në ilustrim
- drita e ngarkimit H do të ndizet duke treguar se bateria
është në karikim
- pas 3 orësh, veprimi i karikimit do të përfundojë dhe
bateria mund të përdoret
E RËNDËSISHME:
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 40°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje
të kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral
dhe nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare
(simboli 0 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë
nevoja për ta hedhur)
! para hedhjes, mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar një qark të
shkurtër
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- shtypni butonin G dhe hiqeni baterinë duke e
rrëshqitur
- montojeni baterinë duke e rrëshqitur te pajisja deri sa
të kërcasë në vendin përkatës
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- ngrijeni butonin B dhe mbajeni ndërkohë që hiqni
kokën e gërshërëve duke e rrëshqitur
- montoni kokën e gërshërëve duke e rrëshqitur në
pajisje, si në ilustrim, deri sa të kërcasë në vendin
përkatës
- para se ta përdorni pajisjen, hiqeni karikuesin
nga priza dhe hiqeni pajisjen nga karikuesi
- hiqni kapakun mbrojtës të tehut L 2
- ndizni veglën
- lërini tehet prerëse që të punojnë lirshëm për disa
sekonda para se të filloni të prisni

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido