AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
PARA PËRDORImIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
GJATË PËRDORImIT
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të
veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
• Mos e prekni fletën e smerilimit në lëvizje
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORImIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORImI
• Montomi i fletës së smerilimit 6
! hiqeni spinën
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
! përdorni gjithmonë pajisjen me të gjithë
sipërfaqen e smerilimit të mbuluar me letrën e
smerilimit
• Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin A 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Thithja e pluhurave7
- boshatisni rregullisht kutinë e pluhurave B për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
- hiqni kutinë e pluhurave B duke shtyrë çelësin C në të
majtë dhe mbajeni në atë pozicion ndërsa tërhiqni
prapa kutinë e pluhurave B
- montoni kutinë e pluhurave B duke e rrëshqitur prapa
deri sa të zërë vend
! mos përdorni kutinë e pluhurave fshesën me
korrent kur smeriloni metale
• Kontrolli i trysnisë 8 (7366)
Paralajmëron përdoruesin kur ushtrohet shumë trysni mbi
pajisje gjatë punës (trysni e madhe zvogëlon rendimentin
e smerilimit)
- drita jeshile 1 ndizet kur pajisja në punë vendoset mbi
material
- drita jeshile 2 ndizet në rast trysnie
- drita jeshile 3 ndizet në rast trysnie të rritur
- drita e kuqe 4 ndizet kur trysnia është shumë e lartë
• Kontrolli i shpejtësisë (7361)
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të ndryshme
- me anë të rrotës E 2 mund të vendosësh shpejtësinë
e dëshiruar të smerilimit
- rregulloni shpejtësinë sipas ashpërsisë së letrës së
përdorur
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 9
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit F 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Lëvizeni pajisjen me lëvizje të drejta në drejtimin e fibrës
- për smerilimin e sipërfaqeve të drurit të zhveshur
- për lustrim ekstra të imët
• Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
• Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë
të ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë
gërryese (40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80,
100, 120)
- për zbutjen e drurit ose të sipërfaqeve me bojë të
vjetër, si dhe për lustër në dru të thjeshtë, përdorni
nivele për aftësi gërryese të imët (180, 240, 320)
• Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F 2)
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një
furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
95