Sharp KF-56FVMT15WL-CH Manual De Uso página 48

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 82
të mprehta metalike
për të pastruar
xhamin e derës së
furrës dhe sipërfaqe
të tjera pasi mund të
gërvishtni sipërfaqen
dhe mund të
shkaktoni thyerjen e
xhamit ose dëmtimin
e sipërfaqes.
• Mos përdorni
pastrues me avull për
pastrimin e pajisjes.
• PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që pajisja
të jetë e fikur para se
të ndërroni llambën
për të shmangur
mundësinë e goditjes
elektrike.
• KUJDES: Pjesët e
kapshme mund të
nxehen kur gatuani
ose përdorni skarën.
Fëmijët e vegjël duhet
të mbahen larg.
• Pajisja juaj është prodhuar në
përputhje me të gjitha standardet
dhe rregullat ndërkombëtare dhe
lokale në fuqi.
• Punimet e mirëmbajtjes dhe
riparimeve duhet të kryhen
vetëm nga teknikët e autorizuar
të shërbimit. Punimet e montimit
dhe riparimit që kryhen nga
teknikë të paautorizuar mund t'ju
rrezikojnë. Është e rrezikshme
të ndryshoni ose të modifikoni
specifikimet e pajisjes në çdo
mënyrë të mundshme.
• Para montimit, sigurohuni që
kushtet e furnizimit lokal (natyra
e gazit dhe trysnia e gazit
ose voltazhi dhe frekuenca e
energjisë elektrike) dhe kërkesat
e pajisjes janë në përputhje me
njëra-tjetrën. Kërkesat për këtë
pajisje janë cilësuar në etiketë.
• KUJDES: Kjo pajisje është
projektuar vetëm për gatimin e
ushqimeve dhe planifikuar vetëm
për përdorim në ambiente të
brendshme familjare dhe nuk
duhet të përdoret për asnjë qëllim
ose përdorim tjetër, si përdorim
jofamiljar, në një ambient tregtar
ose për ngrohje të dhomës.
• Mos u përpiqni të ngrini ose
zhvendosni pajisjen duke e
tërhequr nga doreza e derës.
• Janë marrë të gjitha masat
e mundshme të sigurisë për
të garantuar sigurinë tuaj.
Meqenëse xhami mund të thyhet,
duhet të kini kujdes kur pastroni
për të shmangur gërvishtjen.
Shmangni goditjen ose përplasjen
e aksesorëve me xhamin.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të
mos ngecë poshtë gjatë montimit.
Nëse kordoni elektrik dëmtohet,
ai duhet të zëvendësohet nga
prodhuesi, punonjësi i shërbimit
ose persona të kualifikuar
përkatësisht për të shmangur
mundësinë e rrezikut.
• Kur dera e furrës është e hapur,
mos lejoni fëmijët që të ngjiten në
derë apo të ulen mbi të.
AL - 6

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido