Zgjidhja E Problemeve - Skil 0660 Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
Ndryshimi i lartësisë u
- lironi manshetën bllokuese F
! kur e përdorni mjetin për herë të parë, rrotulloni
dorezën A 90° pasi të lironi manshetën bllokuese F
- zgjatni tubin teleskopik G në lartësinë e dëshiruar
- shtrëngoni manshetën bllokuese F
! mos ushtroni forcë në mjet kur të zgjatni/tërhiqni
tubin në lartësinë e dëshiruar
Rregullimi i dorezës përpara i
- Montoni dhe rregulloni dorezën përpara D në
pozicionin që doni
- Shtrëngoni çelësin flutur E duke e rrotulluar në drejtim
të akrepave të orës.
Ndezje/Fikje
- shtyjeni majtas/djathtas çelësin B të sigurisë dhe më
pas ndizeni mjetin duke shtypur çelësin aktivizues C
! pas fikjes së pajisjes, furça vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
- lëreni furçën të ndalojë së rrotulluari para se ta ndizni
përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që furça të jetë e montuar si duhet dhe që
dadoja kolet të jetë shtrënguar mirë
- ndizeni mjetin për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
Heqja e barërave
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
- sigurohuni që ana e poshtme e pajisjes të mbahet në
një pozicion të rrafshët
- filloni të punoni vetëm kur motori është në punë
- mbajeni pajisjen larg nga objektet dhe bimët e forta
- mos e përdorni pajisjen në një vend për një kohë të
gjatë
- mos e mbingarkoni veglën
Mbajtja dhe lëvizja e mjetit p
- mbajeni gjithmonë mjetin mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës gjatë gjithë
kohës
- lëvizeni pajisjen me shpejtësi konstante mbi sipërfaqen
ku po punoni
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
MIRËMBAJTJA/SHËRBIMI
Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
Fikeni gjithnjë mjetin, hiqeni baterinë, dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët e lëvizshme të kenë ndaluar komplet
Mbajini gjithmonë të pastër mjetin dhe baterinë
- pastroni rregullisht hapësirat e ajrimit S 2 me një copë
të butë
- hiqni rregullisht papastërtitë nga mbrojtësja L 2
Ruajtja a
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit me 2 vida
(nuk përfshihet) dhe nivelojeni
- vareni mjetin dhe çelësin te shina ruajtëse
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e
blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e
SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë

Vegla nuk funksionon
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Vegla punon me ndërprerje

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
Barërat nuk janë hequr plotësisht

- furça e dëmtuar/e konsumuar -> zëvendësoni furçën
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA/DRIDHJET
I matur sipas EN62841, niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 72.5 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës
është 83.5 dBA (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja <2.5 m/
s
(shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s
2
Niveli i emetimit të dridhjeve është matur sipas një testi
të standardizuar të përcaktuar në EN62841; ai mund të
përdoret për të krahasuar një mjet me një tjetër, si edhe
si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj dridhjeve e
përdorni mjetin për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
139
)
2

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido