Skil 3161 Manual Original página 100

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
Mos fryni materiale që janë të rrezikshme për
shëndetin e njerëzve (si pluhurat nga druri i ahut ose
lisit, pluhuri i betonit, asbesti)
Mos fryni materiale të nxehta, të djegshme ose
shpërthyese
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis
me pluhura
Nëse nuk i mbani larg flokët e gjata nga vendi i thithjes së
ajrit, mund të lëndoheni
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
SIGURIA ELEKTRIKE
Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk e ndez dhe fik;
kërkoni gjithmonë që çelësi i dëmtuar të riparohet nga një
person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
GJATË PËRDORIMIT
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORIMIT
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë 8
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë J për të
treguar nivelin aktual të baterisë 8 a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin J 8 b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin J 8 c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin J 8 c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë 8 b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni J; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Montimi
- për të larguar me fryrje, futni kapëset brenda tubit E në
kanalet e lidhjes H të daljes së ajrit dhe mbërthejeni në
vendin përkatës duke e rrotulluar në drejtimin orar 9
! gjatë procesit të fryrjes, sigurohuni që tubi i hyrjes
së ajrit F 2 është i lirë nga copëzat/papastërtitë
- për të fryrë me ajër, futni kapëset brenda adaptorit G në
kanalet e lidhjes H të daljes së ajrit dhe mbërthejeni në
vendin përkatës duke e rrotulluar në drejtimin orar q
- për shfryrjen, shtypni adaptorin G në daljen e ajrit F w
Ndezje/Fikje e
- ndizeni pajisjen duke tërhequr çelësin e aktivizimit C
- bllokojeni çelësin për një përdorim në vazhdim duke
shtypur butonin A
- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin C dhe
më pas lëshojeni atë
100

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido