1 -
Për të hapur direkt aplikacionin "Netflix". Me
televizorin ndezur ose nga modaliteti i pritjes.
• Nëse keni një pajtim anëtarësie "Netflix", mund të
shijoni "Netflix" në këtë televizor. Televizori duhet të
jetë i lidhur me internetin.
• Shtypni
për të hapur aplikacionin "Netflix".
"Netflix" mund ta hapni menjëherë nga një televizor
në pritje.
www.netflix.com
2 - Heshtja/Volumi
Për të hequr zërin ose për ta rikthyer. Shtypni + ose -
për të rregulluar volumin.
3 - Tastet numerike
Për të zgjedhur drejtpërdrejt një kanal.
4 - Quick Menu
Për të hapur "Quick Menu" me funksionet zakonshme
të televizorit.
5 - - EXIT
Për t'u kthyer te shikimi i televizorit. Për të mbyllur një
aplikacion interaktiv televiziv. Shtypni + ose - për të
kaluar te kanali vijues ose i mëparshëm në listën e
kanaleve. Për të hapur faqen vijuese ose të
mëparshme tek "Teleteksti".
6 - Freeview Play
Për të hapur Freeview Play.
7 -
Për ta hapur drejtpërdrejt aplikacionin "Rakuten TV".
8 - OPTIONS
Për të hapur ose mbyllur menynë e opsioneve.
1.2
Çiftimi i telekomandës me
televizorin
Kjo telekomandë përdor "Bluetooth" dhe IR (rreze
infrakuqe) për t'i dërguar komanda televizorit.
• Këtë telekomandë mund ta përdorni me anë të IR
(rreze infrakuqe) për shumicën e funksioneve.
• Për të përdorur funksione të avancuara si kërkimi me
zë dhe tastierën e telekomandës, duhet të çiftoni
(lidhni) televizorin me telekomandën.
Kur nisët instalimin fillestar të televizorit, ju kërkua të
mbanit shtypur tastin PAIR dhe në këtë mënyrë u
krye çiftimi.
Shënim:
1 - Pasi telekomanda të jetë çiftuar me sukses, do të
fillojë të pulsojë unaza e treguesit të kaltër LED rreth
mikrofonit në pjesën e përparme të telekomandës.
2 - Gjatë çiftimit telekomanda duhet të qëndrojë
pranë televizorit (brenda 1 m distancë) që të kryhet
me sukses.
3 - Çiftimi nuk është kryer nëse televizori nuk hap
fushën e kërkimit me zë kur shtypni .
4 - Këshillohet të prisni derisa televizori të jetë
ndezur plotësisht dhe të ketë nisur të gjitha proceset
në sfond para se të hyjë në modalitet çiftimi, pasi
dritarja informuese që përmban udhëzimet e
mëtejshme mund të shfaqet me vonesë, duke ndikuar
negativisht procedurën e çiftimit.
Çiftimi ose riçiftimi
Nëse ndodh të çaktivizohet çiftimi, telekomandën
mund ta riçiftoni televizorin.
Thjesht mbani shtypur tastin PAIR (afro 3 sekonda)
për çiftimin.
Përndryshe, shkoni te Cilësimet > Lidhja me valë
dhe rrjetet > Telekomanda > Çiftimi i
telekomandës, pastaj ndiq udhëzimet në ekran.
Pasi të kryhet çiftimi do të shfaqet një mesazh.
Softueri i telekomandës
Cilësimet > Lidhja me valë dhe
rrjeti > Telekomanda > Të dhënat e softuerit aktual
Pasi të çiftohet telekomanda, mund të kontrolloni
versionin aktual të softuerit të telekomandës.
Cilësimet > Lidhja me valë dhe
rrjetet > Telekomanda > Përditësimi i softuerit të
telekomandës
Kontrolloni për përditësime të mundshme të softuerit
të telekomandës.
1.3
Kërkimi me zë
Mund të kërkoni për video, muzikë apo çfarëdoqoftë
në internet, thjesht duke përdorur zërin. Mund t'i flisni
mikrofonit në telekomandë.
Duhet të çiftoni telekomandën me televizorin para se
të përdorni kërkimin me zë.
Për të përdorur zërin...
1 - Shtypni në telekomandë ku do të ndizet drita