Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit
të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet
për dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të
njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të
shpëlahen dhe të kontrollohen sipas standardeve në
fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e
specializuar duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e
montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të
planit të montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është
e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Sitat e montuara paraprakisht për grumbullimin e
papastërtive duhet të përdoren për të shmangur
rrjedhjen e papastërtive nga sistemi i kabllove.
Rrjedhjet e papastërtive mund të ndikojnë negativisht
në funksionimin dhe/ose dëmtimin e pjesëve
funksionale të armaturës, dëme për të cilat
Hansgrohe nuk mban përgjegjësi.Në rast
emergjence tubi në sektorin e poshtëm mund të
shkurtohet me një sharrë të hollë.
28
Shqip
Montimi (shih faqen 32)
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
Temperatura e ujit të ngrohtë
Dezinfektim Termik:
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të
pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Përmasat (shih faqen 35)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 35)
Pjesët e servisit (shih faqen 37)
Pajisje të posaçme
nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit
#95239000 (shih faqen 37)
Pastrimi (shih faqen 38)
Përdorimi (shih faqen 36)
Shenja e kontrollit (shih faqen 37)
maks. 1 MPa
0,12 - 0,5 MPa
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
maks. 60°C
maks. 70°C / 4 min