II. KARAKTERISTIKA TEKNIKE
AL
1.
Kapacitet nominal V, litra – shiko tabelen me te dhenat teknike te pajisjes
2.
Tension nominal – shiko tabelen me te dhenat teknike te pajisjes
3.
Konsum nominal i energjise – shiko tabelen me te dhenat teknike te
pajisjes
4.
Presion nominal – shiko tabelen me te dhenat teknike te pajisjes
kujdes! Ky nuk eshte presioni i rrjetit te ujesjellesit. Ky eshte presioni i
deklaruar per pajisjen dhe u referohet kerkesave te standardeve te
.
sigurise
5.
Lloji i bojlerit – ujengrohes i mbyllur akumulues, me termoizolim
6.
Konsum ditor i energjise – shiko Shtojcen I
7.
Profil nominal ngarkues – shiko Shtojcen I
8.
Sasia e ujit te perzier te 40oCV40 ne litra – shiko Shtojcen I
9.
Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcen I
10.
Akordimi i temperatures eshte bere nga prodhuesi – shiko Shtojcen I
11.
Efektivitet energjetik gjate ngrohjes se ujit – shiko Shtojcen I
Per modelet me shkembyes termik (serpentine)
12.
Volum termoakomulues ne litra – shiko Shtojcen II
13.
Humbje te ngrohtesise gjate ngarkeses zero – shiko Shtojcen II
III. PËRSHKRIMI DHE MËNYRA E FUNKSIONIMIT
Pajisja perbehet nga trupi, elementi ngrohes,flanxha, paneli mbrojtes
plastik dhe valvula mbrojtese.
1.
Trupi perbehet nga rezervuari i celikut (ujembajtesi), shtresa e jashtme
dhe termoizolimi i vendosur mes tyre i prodhuar nga shkuma ekologjike
poliuretan dhe dy gypa me fillese G1/2 per uje te ftohte (unaza ne ngjyre
te kalter) dhe uje te ngrohte (unaza ne ngjyre te kuqe).
Rezervuari i brendshem mund te jete dy lloje ne varesi nga modeli:
•
I perpunuar prej celiku me mbrotje kunder korrozionit me mbulese te
posacme qelq-qeramike.
•
I perpunuar nga celiku i pandryshkshem
Bojleret vertikal mund te jene te pajisur me "exchanger" termik. Hyrja dhe
dalja e tubit jane te vendosura anash dhe permbajne gypa me fillese G3/4.
2.
Flanxha eshte e pajisur me: ngrohes elektrik dhe termostat. Te
bojleret me mbulese qelq-qeramike eshte i montuar edhe nje protektor
magneziumi.
Ngrohesi elektrik sherben per ngrohje te ujit ne rezervuar dhe rregullohet
nga termostati i cili automatikisht e ruan temperaturen e caktuar.
Bojleri disponon nje pajisje per mbrojtje nga mbingrohja e cila e fike
ngrohesin nga rrjeti elektrik kur temperatura e ujit arrin nivele teper te
larta. Ne rast se kjo pajisje vihet ne veprim atehere duhet te kontaktoni
servisin. Protektori i magneziumit e mbron suplementarisht rezervuarin e
brendshem kunder korrozionit te bojlerit me brendesine qelq-qeramike.
3.
Valvula e sigurisë shmange zbrazjen e plote te pajisjes ne rast te
nderprerjes se ujit te ftohte nga rrjeti i ujesjellesit. Ajo e mbron pajisjen
nga rritja e presionit ne ujembajtes deri ne nivelin me te larte se i lejuari.
(presioni rritet gjate rritjes se temperatures) permes leshmit te teprices
nepermjet hapjes se drenazhit.
KUJDES! Valvula e sigurisë nuk mund te mbroje paisjen ne rast
se presioni i ujit nga ujesjellesi tejkalon nivelin e presionit te
pranueshm nga pajisja.
IV. MONTIMI DHE NDEZJA
Vemendje: Montimi i gabuar dhe lidhja e gabuar e pajisjes mund te
shkaktoje rrezik per shendetin dhe jeten e konsumatorit, perfshire
demtimet fizike dhe vdekjen. Instalimi ose lidhja e gabuar mund te shkaktoje
deme ne pronen tuaj apo te nje personi te trete si pasoje e zjarrit. Montimi dhe
lidhja ne burim te ujit dhe energji elektrike duhet te kryhet vetem nga teknike te
kualifikuar per riparim dhe montim te paisjes te cilet e kan fituar licencen
perkatese te vlefshme brenda territorit te shtetit ne te cilin kryhet montimi dhe
venia ne shfrytezim e pajisjes.
1.
Montimi
Montimi i paisjes rekomandohet te vendoset sa me afer vendit ku uji i
ngrohte do te perdoret ne menyre qe humbja e temperatures se ujit te
jete sa me e vogel. Ne rast se pajisja eshte e montuar ne banjë, lokacioni i
montimit duhet te jete ne nje vend ku pajisja nuk cenohet nga uji.
Pajisja montohet ne mur me ane te mbajtesve metalike te vendosura ne
trupin e pajisjes. Varja behet me dy vidha (min. 10 mm) te vendosura
ne mur (te cilat nuk perfshihen ne pakon per montim). Konstruksioni i
mbajtesve metalike tek bojleret me montim vertikal eshte universal dhe
lejon qe distanca ne mes vidhave te jete nga 220 deri ne 310mm (shiko
fig.1). Te bojleret me montim horizontal distancat ne mes te vidhave jane
te ndryshme per volume te ndryshme dhe jane paraqitur ne tabelen 2 tek
fig.1b. Per bojleret me montim mbi dysheme – tabela 2 tek fig.1c.
48
Instruksioni për shfrytězimin
KUJDES! Per shmangien e lendimeve te perdoruesit ose te
personave te trete ne rast te mosfuksionimit te sistemit per furnizim
me uje te ngrohte, pajisja duhet te montohet ne ambiente qe disponojne
hidroizolim te dyshemese ose drenazhe. Ne asnje rast mos e vendosni nen
paisje gjera qe nuk jane rezistente ndaj ujit. Gjate montimit te pajisjes ne
ambiente pa hidorizolim te dyshemese nevojitet te behet vaske mbrojtese
nen pajisjen.
SHENIM: Vaska mbrojtese nuk perfshihet ne paketimin e paisjes
dhe zgjedhet nga perdoruesi.
2.
Lidhja e bojlerit me rrjetin e ujesjellesit .
Fig.4: a) –per montim vertikal; b) –per montim horizontal; c) –per montim
mbi dysheme.
Pershkrim:
1-gypi hyres; 2- valvula e sigurisë; 3-ventili reduktues (per ujesjelles me
presion mbi 0.6 MPa); 4-rubineti frenues; 5-hinka per lidhje me rrjetin e
ujit; 6-markuç; 7-rubineti per zbrazje te bojlerit.
Gjate lidhjes se bojlerit me rrjetin e ujesjellesit duhet te keni parasyshe
shenjat me ngjyra (unazat) tek gypat e pajisjes: blu – per uje te ftohte
(hyres), kuq – per uje te ngrohte (dales).
Detyrimisht duhet te montohet valvula e sigurisë me te cilen eshte blere
bojleri. Ajo vendoset tek burimi i ujit te ftohte, ne perputhje me shigjetat
e shenjuara ne trupin e pajisjes qe tregojne drejtimin e hyrjes se ujit. Nuk
lejohet vendosja e pajisjeve tjera frenuese ne mes te valvules dhe bojlerit.
Perjashtim: Nese dispozitat (normat) lokale kerkojne perdorimin e
valvules ose mekanizmit tjeter mbrojtes (ne perputhje me EN 1487 ose
EN 1489), ai detyrimisht duhet te blihet ekstra. Per mekanizma veprues ne
perputhje me EN 1487, presioni operacional nuk duhet te jete me teper se
0.7 MPa. Per valvula tjera mbrojtese, presioni gjate te cilit eshte kalibruar
duhet te jete 0.1 MPa ose me e ulet sesa te shenuarit mbi tabelen e
paisjes. Ne keto raste nuk perdoret valvula mbrojtese ne pakon e paisjes.
KUJDES! Prezenca e valvulave te tjera mbrojtese mund te qojne ne
demtimin e pajisjes tuaj dhe ato duhet te hiqen.
KUJDES! Nuk lejohen pajisje te tjera frenuese ne mes te valvules
(paisjes mbrojtese) dhe bojlerit.
KUJDES! Te bojleret per montim vertikal, valvula mbrojtese duhet te
lidhet me gypin hyres ku hiqet plastika mbrojtese e pajisjes.
KUJDES! Valvula mbrojtese dhe gypi mes valvules dhe bojlerit
duhet te jete i mbrojtur kunder ngrirjes. Gjate zbrazjes ajo duhet te
jete e hapur ndaj atmosferes (te mos jete e zhytur). Sigurohuni qe "markuçi"
eshte i mbrojtur ndaj ngrirjes gjithashtu.
Ne rast se ju duhet te zbrazni bojlerin, detyrimisht se pari duhet ta shkyqni
nga energjia elektrike dhe nga rrjeti i ujesjellesit. Hapni rubinetin 7 (fig.
4a, 4b, 4c) per ta boshatisur bojlerin. Nese ne instalacion nuk ka rubinet
atehere uji i bojlerit duhet te derdhet direkt nga gypi hyres. Gjate heqjes
se flanxhes eshte normale te ngelen disa litra uje ne bojler.
KUJDES! Gjate zbrazjes se bojlerit duhet te ndermerren masa per
parandalimin e demeve nga uji qe do te derdhet. Ne rast se presioni
ne rrejtin e ujesjellesit e tejkalon nivelin cekur per bojler (niveli eshte
permendur me siper ne seksionin e II-te dhe mbi tabelen e pajisjes) nevojitet
montimi i valvules reduktuese, ne rastin e kundert bojleri nuk do te mund te
perdoret ne menyren e duhur. Prodhuesi nuk merr pergjegjesi per problemet
pasuese nga perdorimi i gabuar i paisjes.
3.
Lidhja me rrjetin elektrik (Fig. 2)
Sqarime ndaj fig. 2:
TS – termofikesi; TR – termorregullatori; R – ngrohesi; IL – idikatori i drites;
F – flanxhe.
KUJDES! Para se ta ndizni paisjen, sigurohuni qe paisja eshte e
mbushur plote me uje.
3.1.
Tek modelet me kabllo me koke lidhja ne rrjetin elektrik behet duke e
vendosur ate ne prize. Shkyqja nga rrjeti elektrik behet permes heqjes se
kokes nga priza.
KUJDES! Priza duhet te jete e lidhur ne menyre te duhur ne rrjetin
elektrik, e mbrojtur me sigurues. Priza duhet te kete tokezim.