Descargar Imprimir esta página

Skil 3163 Manual Original página 86

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 27
sipërfaqet e kapjes të rrëshqitshme nuk lejojnë kapjen
dhe kontrollimin e sigurt të pajisjes në situata të papritura.
4) PËRDORIMI I PAJISJES DHE KUJDESI PËR TË
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdoreni pajisjen vetëm me bateri të posaçme.
Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit
ose temperaturës ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose ndaj një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë
shpërthim.
g) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe
mos e karikoni baterinë ose pajisjen jashtë
temperaturave që specifikohen në udhëzime.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
h) Mos e modifikoni ose mos u përpiqni ta riparoni
pajisjen ose baterinë (sipas rastit), përveç siç
tregohet në udhëzimet për përdorimin dhe kujdesin.
5) SHËRBIMI
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që ta riparojë
pajisjen vetëm duke përdorur pjesë këmbimi të
njëjta. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e pajisjes.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurie nëse mbikëqyren ose janë udhëzuar në lidhje
me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i
kuptojnë rreziqet që përfshihen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët
pa u mbikëqyrur.
Mos lejoni që ventilatori të përdoret si lodër. Duhet
vëmendje e madhe kur përdoret nga fëmijët ose
pranë tyre.
Mos i vendosni ventilatorët ose bateritë e tyre pranë
zjarrit ose nxehtësisë. Kjo do të pakësojë rrezikun e
zjarrit dhe dëmtimeve të mundshme.
Mbajeni pajisjen dhe dorezën të thatë, të pastër
dhe pa vaj ose yndyrë. Përdorni gjithnjë një leckë
të pastër kur pastroni. Asnjëherë mos përdorni
vaj frenash, benzinë, produkte me bazë nafte
ose ndonjë hollues tjetër të fortë për ta pastruar
ventilatorin. Zbatimi i këtij rregulli do të pakësojë
rrezikun e humbjes së kontrollit dhe dëmtimit të plastikës
së jashtme.
Mos e digjni ventilatorin edhe nëse është dëmtuar
rëndë. Bateritë mund të shpërthejnë në zjarr.
! Për të pakësuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve
elektrike, mos e përdorni këtë ventilator me
ndonjë pajisje statike të kontrollit të shpejtësisë.
Nuk duhet përdorur në kuzhinë.
Shërben vetëm për ventilim të përgjithshëm. Mos
përdorni për të nxjerrë materiale dhe avuj të rrezikshëm
ose shpërthyes.
Për të pakësuar rrezikun e dëmtimeve fizike dhe
goditjeve elektrike, ventilatori nuk duhet të përdoret
si lodër apo të vendoset në vende ku fëmijët e vegjël
mund ta arrijnë.
Ruajini këto udhëzime. Referojuni atyre shpesh dhe
përdorini për t'i udhëzuar të tjerët që mund të duan
ta përdorin këtë ventilator. Nëse ia jepni borxh këtë
ventilator dikujt tjetër, jepini edhe këto udhëzime me
qëllim që të parandaloni keqpërdorimin e produktit dhe
dëmtimet e mundshme.
BATERITË
Bateria jepet pjesërisht e karikuar (për të garantuar
kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht te karikuesi i baterisë para se ta përdorni
pajisjen elektrike për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me
këtë produkt
- Bateri SKIL: BR1*21****, BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*21****, CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni produktin/baterinë ndaj shiut
Temperatura e lejuar e ambientit (produkti/karikuesi/
bateria):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIM I SIMBOLEVE NË PRODUKT/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Mbajeni pajisjen/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
6 Mos i hidhni produktet elektrike dhe baterisë së bashku
me mbetjet e zakonshme shtëpiake
7 Pajisjet e Klasit III janë bërë që të furnizohen nga një
burim energjie i veçantë me tension shumë të ulët.
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/vendosja e baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë 8
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë F për të
86

Publicidad

loading