1. ParalaJMËrIMeT DHe
KËsHIlla
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është parashi-
kuar për disa versione të aparatit. Ka mundësi që të
jenë përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve, që nuk
i përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo në
përputhje me rregullat përkatëse.
• largësia minimale e sigurisë midis Platformës së
gatimit dhe aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm, (disa
modele mund të instalohen në një largësi më të vogël,
referojuni paragrafëve ambalazhi dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i
njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël brenda
aspiratorit.
• Për aparate të Klasit I sigurohuni që impianti elektrik i
shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• lidheni aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me tuba
me diametër baras ose më shumë se 120 mm.
Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë
i mundur.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanale shkarkimi të tymra-
ve të shkaktuara nga djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)
• në rast se në dhomë përdoren si aspiratori ashtu
edhe aparate që nuk funksionojnë me energji elektrike
(për shembull aparate që përdorin gaz), mjedisi duhet
ajrosur në mënyrë të duhur. në rast se kuzhina nuk
është e pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë me
jashtë, për të siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi i
duhur e pa rreziqe përftohet kur depresioni maksimal i
lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.
• në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës teknike,
në mënyrë që të parandalohen rreziqet.
• nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të gatimit me
gaz thonë se është e nevojshme një distancë më
e madhe se ajo e treguar më sipër, duhet mbajtur
parasysh. Duhen respektuar të gjitha rregullat për
shkarkimin e ajrit.
2. PËrDOrIMI
• aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë aspiratorin në mënyrë të
parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë
aspiratorit në funksionim.
• rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta shmangni
daljen anash të saj në lidhje me pjesën fundore të
tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur
mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit të
kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi
fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose
mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri,
përveç rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen për
përdorimin e aparatit nga persona përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes që të
mos luajnë me aparatin.
• "KuJDes: Pjesët që mund të preken mund të bëhen
shumë të nxehta në rast se përdoren me aparatura
pjekëse."
3. MIrËMBaJTJa
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës, fikeni
aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose duke fikur
çelësin e përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara (rrezik
zjarri).
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv W: Filtri
kundër erës së keqe me Karbon aktiv nuk mund
të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm, duhet
zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi ose më
shpesh, për një përdorim veçanërisht intensiv.
- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në
makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth çdo
2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një përdorim
veçanërisht intensiv.
Z
• Për pastrimin e sipërfaqeve të aspiratorit mjafton të
përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të lëngshëm
neutral.
albanian
87