Descargar Imprimir esta página

Lorelli DAILY COMFORT Manual De Instrucciones página 76

Bomba de leche eléctrica

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 106
POMPË ELEKTRIKE DYSHE PËR GJIRIN DAILY COMFORT/
AL
POMPË ELEKTRIKE DAILY COMFORT
Informacion i rëndësishëm për sigurinë.
Përpara se të përdorni pompën për gjirin,lexoni me kujdes
udhëzues të përdorimit dhe ruajeni për referim në të ardhmen.
Qëllimi.Pompa elektrike për gjirin ka si qëllim për shtrydhjen dhe mbledhjen e qumështit të gjirit të
nënave që ushqejnë me gji. Paisja është e destinuar për një përdoruese!
Kontradikta
PARALAJMËRIM! Asnjëherë mos e përdorni pompën e gjirit gjatë kohës
që jeni shtatëzënë, pasi pompimi mund të provokojë lindjen.Për
parandalimin e lëndimit dhe dëmtimeve, udhëzimet e rëndësishme janë
shpjeguar duke përdorur simbole të ndryshme. Simbolet dhe kuptimet e
tyre janë si më poshtë:
PARALAJMËRIM! - tregon situata potencialisht të rrezikshme të cilat,
nëse nuk shmangen, mund të rezultojnë në vdekje ose dëmtim serioz!
KUJDES! – Shkakton situata potencialisht të rrezikshme,nëse nuk
parandalohen, mund të çojnë në lëndime të shkallës së dytë ose lëndime
të moderuara.
Paralajmërim për shmangien e mbytjes, asfiksisë dhe lëndimeve:
— Mos lejoni fëmijët ose kafshët shtëpiake të luajnë me paisjen, adaptorin ose aksesorët.
— Mbikqyrni fëmijët, të mos luajnë me paisjen.
— Gjithmonë fikeni pompën e gjirit nga priza menjëherë pas përdorimit.
— Mos e lini pompën pa mbikqyrje, gjatë kohës që është me rrymën elektrike.
— Kjo pompë për gjirin nuk ka për qëllim të përdoret nga njerëz (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndjeshmërie apo mendore ose pa njohuritë e duhura. Personat me kufizime mund
të përdorin pompën e gjirit vetëm kur janë nën vëzhgim ose janë udhëzuar për mënyrën e
përdorimit të paisjes.
Këshilla për shmangien e goditjes elektrike dhe djegie:
— Përpara çdo përdorimi të pompës gjirit kontrrollojeni atë, përfshirë karikuesin, për shenja
dëmtimi. Mos përdornni pompën e gjirit ,nëse karikuesi ose priza janë dëmtuar, nëse nuk punon siç
duhet ose ka rëne në ujë ose zhytur në ujë.
— Përdorni vetëm karikuesin e këshilluar dhe voltazhin e përcaktuar, për të parandaluar djegien e
karikuesit,dëmtime ose avari.
— Mos prekni karikuesin AC dhe pompën gjatë kohës me stuhi dhe vetëtima.
— Mos vendosni pompën /baterinë/ karikuesin AC nën dritën direkte të diellit ose shi,afër paisjeve
me nxehtësi ose ngrohëse, në vënde të ekspozuara ndaj temperaturave ekstremisht të larta apo të
ulëta, lagështi të lartë ose thatësirë.
— Mos vendosni pesha të rënda mbi pompë dhe mos dëmtoni kabllin ose prizën. Mos tendosni ose
të lakoni fortë kabllin. Gjithmonë mbajeni karikuesin AC kur e hiqni nga rryma elektrike.Sigurohuni
që priza është futur në kontakt. Mos përdorni kontakt i cili është konsumuar.
— Sigurohuni që pompa/bateria/karikuesi AC mos të laget.
— Mos çmontoni ose modifikoni pompën/baterinë/karikuesin AC. Mos hidhni baterinë në zjarr dhe
mos e lini në nxehtësi.
— Menjëherë fikeni karikuesin AC dhe hiqeni baterinë dhe ndaloni përdorimin e pompës, nëse
vëreni aromë të pakëndëshme, mbinxehje, zbehje të ngjyrës,deformim ose diçka jonormale gjatë
përdorimit ose ruajtjes së pompës.
KËSHILLA PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM!
76

Publicidad

loading

Productos relacionados para Lorelli DAILY COMFORT

Este manual también es adecuado para:

Doble daily comfort