Descargar Imprimir esta página

Gorenje SVC216FS Manual De Instrucciones página 42

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
MANUAL ME UDHËZIME
SQ
Masat paraprake të përgjithshme
Kur përdorni fshesë me korent, gjithmonë respektoni masat paraprake bazë të sigurisë:
Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me
udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni të gjithë filmin mbrojtës
ose plastikën. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se të
përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. // Përdorni pajisjen vetëm brenda
dhe në zona të thata. // Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. //
Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur jashtë,
ose nëse ka rënë poshtë ose është zhytur në një lëng. // Pastrimi i rregullt mund të zgjasë
jetëgjatësinë e pajisjes. // Sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lira të veshjeve tuaja, gishtat ose
pjesët e tjera të trupit të mos jenë në kontakt me vrimat ose pjesët lëvizëse të pajisjes. //
Pajisja përputhet me të gjitha standardet e kërkuara në lidhje me energjinë elektrike dhe
rregulloret për interferencat radio. // Pajisja nuk është synuar që të përdoret nga fëmijët dhe
personat me aftësi të dëmtuara fizike ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të pajisjes ose
nëse u janë dhënë udhëzime përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të
sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje kur ata janë duke
përdorur pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë
asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes, përveçse nëse janë më të mëdhenj se 8
vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Fikeni pajisjen pas përdorimit.
Rreziqet
Mos zhytni njësinë kryesore/karkasën e pajisjes ose bazën e karikimit në ujë ose në ndonjë
lëng tjetër dhe mos i shpëlani ato me ujë të rrjedhshëm.
Paralajmërime të veçanta
Para se të lidhni pajisjen ose bazën e karikimit me kabllon e rrymës të rrjetit elektrik,
sigurohuni që voltazhi i treguar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. //
Mos përdorni një fshesë me korent të dëmtuar ose një bazë karikimi të dëmtuar (ose adaptor
- në varësi të modelit tuaj të fshesës me korrent). Nëse baza e karikimit (ose adaptori) është
dëmtuar, zëvendësojeni atë vetëm me një pjesë rezervë origjinale në mënyrë që të shmangni
rreziqet. // Një transformator është i integruar në adaptor. Heqja dhe zëvendësimi i adaptorit
me një tjetër nuk lejohen pasi kjo mund të çojë në një situatë të rrezikshme. // Karikoni fshesën
me korent vetëm me adaptorin e furnizuar dhe bazën e karikimit. Adaptori mund të nxehet
gjatë karikimit. Kjo është një dukuri normale. (Në varësi të modelit tuaj, nëse ka një adaptor.)
// Fikeni pajisjen gjatë karikimit. // Mos përdorni kurrë fshesë me korent pa filtra ose njësi
filtrimi. // Vrimat e shkarkimit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit me fshesë me korent. //
Përdorni pajisjen vetëm për qëllime shtëpiake dhe në ambjente të brendshme.// Mbani
vrimat/hapësirat thithëse të pastra dhe të lira për të siguruar fuqinë thithëse optimale dhe të
papenguar të pajisjes. Rekomandohet që të pastroni rregullisht pjesët e hapura të zorrës
thithëse dhe të hiqni pluhurin, qimet ose çdo gjë tjetër që mund të bllokojë fluksin e ajrit. //
Para se të pastroni mbështetësin ose bazën e karikimit, hiqeni atë nga priza. //Mos përdorni
asnjëherë fshesën me korent për të pastruar prushin ose tallashin, bishtat e cigareve,
42

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Svc180fwSvc216fgdSvc144fbkSvc216fr