Descargar Imprimir esta página

Amplatzer TorqVue LP Delivery System Instrucciones De Uso página 90

Sistema de liberación

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 34
17. Nëse pozicionimi i pajisjes nuk është i kënaqshëm:
- Stabilizoni telin e vendosjes dhe shtyni përsëri kateterin e vendosjes derisa pajisja
të jetë plotësisht në brendësi të kateterit.
- Ripozicionojeni pajisjen dhe zhbllokojeni atë përsëri, ose hiqeni pajisjen nga
pacienti.
18. Nëse pozicionimi i pajisjes është i kënaqshëm:
- Bashkoni morsën plastike me telin e vendosjes, pastaj lirojeni pajisjen duke
rrotulluar telin e vendosjes në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa ai të
shkëputet nga pajisja.
- Tërhiqni telin e vendosjes përsëri në kateterin e vendosjes.
- Hiqni telin e vendosjes dhe kateterin e vendosjes nga pacienti.
19. Ndiqni udhëzimet post-implantimit, në përputhje me udhëzimet për përdorim për
pajisjen AMPLATZER™.
Eliminimi i mbetjeve
• Udhëzimet për përdorim janë të riciklueshme. Materialet e paketimit hidhini në mënyrën
e përshtatshme.
• Sistemet vendosëse dhe aksesorët eliminojini sipas procedurave të mëposhtme
standarde për mbetjet e ngurta me rrezik biologjik.
Garancia
Abbott Medical i garanton blerësit se për një periudhë kohe të njëjtë me jetëgjatësinë e
vërtetuar të përdorimit, produkti do të plotësojë specifikimet e produktit, të vendosura nga
prodhuesi kur përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit për përdorim dhe se nuk do
të ketë defekte në materiale dhe në mënyrën si është punuar. Sipas kësaj garancie,
përgjegjësia e Abbott Medical kufizohet në zëvendësimin ose në riparimin e këtij produkti,
sipas zgjedhjes së saj, në fabrikë, nëse kthehet brenda periudhës së garancisë në
Abbott Medical dhe pasi konfirmohet nga prodhuesi se është defektoze.
PËRVEÇ RASTEVE SHPREHIMISHT TË PËRMENDURA NË KËTË GARANCI,
ABBOTT MEDICAL HEQ DORË NGA ÇDO PËRFAQËSIM APO GARANCI E ÇDO LLOJI,
TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË ÇDO GARANCI PËR
TREGTIM APO PËRSHTATSHMËRI PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR.
Shihni „Kushtet e shitjes" për informacion të mëtejshëm.
79

Publicidad

loading