404
Shqip
Intensiteti me përshtatje
Sinjalizimi i pastrimit
BrushPacer
2
1
3
4
6
5
Furça e dhëmbëve "Sonicare" është projektuar me
"Intensitet me përshtatje" për të mbrojtur mishrat e
dhëmbëve. Nëse ushtroni presion të tepërt për një kohë
të gjatë, furça e dhëmbëve do ta ulë automatikisht
intensitetin me 1 nivel. Do të vëreni një pauzë të shkurtër
të sinjalizimit të presionit dhe do të ndjeni që intensiteti
do të ulet në nivelin tjetër më të ulët.
Shënim: "Intensiteti me përshtatje" vjen i aktivizuar me
produktin. Për ta çaktivizuar këtë funksion, shihni
"Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Shënim: Për çdo cikël të ri të larjes së dhëmbëve,
intensiteti do të kthehet në cilësimin tuaj të
parazgjedhur.
Furça e dhëmbëve "Sonicare" mat lëvizjet gjatë larjes së
dhëmbëve për të zbuluar sjelljen e pastrimit (shih
udhëzimet e larjes së dhëmbëve për teknikën optimale).
Nëse pastroni rregullisht gjatë larjes, aplikacioni do t'ju
rekomandojë të aktivizoni "Sinjalizimin e pastrimit".
Kur aktivizohet "Sinjalizimi i pastrimit", drita e sinjalizimit
për larjen në fund të dorezës do të ndriçojë në ngjyrë
portokalli dhe doreza do të ndryshojë dridhjen si një
kujtesë për të ndaluar pastrimin. Drita e sinjalizimit për
larjen do të fiket kur të ndaloni pastrimin.
Shënim: Sinjalizimi i pastrimit vjen i çaktivizuar. Për ta
aktivizuar këtë funksion, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi
i funksioneve".
"BrushPacer" ndan kohën e larjes në gjashtë segmente të
barabarta dhe tregon se kur duhet të kaloni në zonën
tjetër. Segmentet tregohen me një pauzë të shkurtër në
dridhje. Furça e dhëmbëve ndalon automatikisht në fund
të seancës së larjes.
Shënim: Mund të shtohen segmente shtesë kur përdorni
modalitetet White+ ose Gum Health. Shihni aplikacionin
"Sonicare" për përshkrimet e modaliteteve.