Descargar Imprimir esta página

Lorelli RIBERA Instrucciones De Uso página 28

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
22. Bagazhet shtesë të vendosura në karrocë mund të shkaktojnë paqëndrueshmëria e saj!
23. Personi që monton karrocën duhet të jetë i njohur me funksionet e saj!
24. Mos shtoni një dyshek/jastëk shtesë.
25. Karroca është e destinuar për përdorim nga fëmijët deri në 3 vjeç!
26. Harkorja nuk mund të përdoret si dorezë mbajtëse!
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
1. Për të pastruar pjesët metalike, fshijini me një leckë të lagur dhe thajini mirë me një leckë të thatë.
2. Për të pastruar pjesët plastike, përdorni një leckë, ujë dhe një detergjent të butë.
3. Për të pastruar pjesët e tekstilit, përdorni një pastrues tapicerie.
4. Kur karroca është në ruajtje, mos vendosni kurrë sende të tjera mbi të!
5. Gjithmonë thajeni dhe ajroseni karrocën nëse laget!
6. Pastroni periodikisht boshtet e rrotave dhe elementet plastike.
7. Pastroni gjithmonë boshtet e rrotave dhe elementët plastikë pas përdorimit të karrocës në rërë ose sipërfaqe të
tjera me pluhur!
8. MOS LUBRIFIKONI boshtet e rrotave ose pjesë të tjera lëvizëse të karrocës! Thjesht i pastroni ato!
9. Kontrolloni periodikisht për pjesë të liruara ose të dëmtuara dhe nëse ka, ndërrojini menjëherë me të reja!
PJESËT
Fotoja A
1. Hijorja - 1 copë
2. Harkorja - 1 copë
3. Mbështetësja këmbësh - 1 copë.
4. Rrotat e përparme - 2 copë.
5. Dorezë - 1 copë
6. Rrotat e pasme - 2 copë
MONTIMI I KAROCËS
1. Montoni rrotat e pasme duke i futur në vrimat e boshtit të pasmë (Fotoja 1). Kontrolloni që ato të jenë të kyçura
siç duhet. Për ti hequr, shtypni butonin mbi ancakun dhe tërhiqeni rrotën (Fotoja 1).
2. Shpalosja e karrocës - ngrini dorezën lart dhe ajo do të shpaloset dhe do të kyçet automatikisht. (Fotoja 2)
SHFRYTËZIMI
1. Rregullimi i mbështetëses së shpinës - Për të ngritur mbështetësen, shtypni butonin e shtrëngesës në pjesën e
pasme dhe tërhiqeni rripin (Fotoja 3). Për të liruar mbështetësen e shpinës, shtypni butonin në shtrëngesës dhe
lëshojeni poshtë (Fotoja 4).
2. Kur përdorni ndenjësen, DETYRIMISHT vendosni rripat e sigurisë së fëmijës! Lidhni rripat e shpatullave dhe të
barkut dhe vendosini në shtrëngesën qendrore derisa të dëgjoni një "Klik" (Fotot 5). Rregulloni gjatësinë e rripave
të sigurimit duke i tërhequr skajet e tyre të lira. Për të zhbllokuar rripat, shtypni butonin në shtrëngesën qendrore
(Fotoja 6).
3. Për të parkuar karrocën, përdorni pajisjen e parkimit në rrotat e pasme duke shtypur pedalin e vendosur në
boshtin e pasmë (Fotoja 7). Për të liruar pajisjen e parkimit, shtyni pjesën e sipërme të pedalit përpara (Foto 7).
4. Montoni harkorja për fëmijën siç tregohet në (Fotoja 8). Përpara se ta vendosni fëmijën në karrocë, shtypni
butonin në njërin skaj në pjesën e brendshme të harkores dhe e hapeni atë (Fotoja 9), pasi ta vendosni fëmijën në
karrocë, fiksoni përsëri harkoren. Heqja e harkores - shtypni butonat e vendosur në të dy anët e harkores dhe e
tërhiqeni atë.
5. Rregullimi i hijores - kapeni pjesën e sipërme të hijores dhe tërhiqeni poshtë në pozicionin e dëshiruar. (Fotot 13,
14) Palosja e hijores - tërhiqeni drejt dorezës (Fotoja 10).
6. Rregullimi i mbështetëses së këmbëve - për të ndryshuar pozicionin e mbështetëses, shtypni njëkohësisht
butonat në të dy anët e ndenjëses dhe përshtateni në pozicionin e dëshiruar (Foto 11)
KUJDES! Mosrespektimi i këtij udhëzimi çon në dëmtimin e fiksuesve dhe nuk i nënshtrohet rimbursimit
të garancisë!
PALOSJA E KARROCËS
1. Palosni hijoren sa më shumë që të jetë e mundur.
2. Rrëshqitni butonin "1" (Fotoja 12) nga e djathta në të majtë dhe mbajeni për të liruar bllokimin, më pas shtypni
butonin e dytë nga fundi "2" dhe shtyni dorezën poshtë (Fotoja 13). Shtyjeni dorezën nga brenda në mënyrë që të
shkojë te shasia (Fotoja 14). Kapni dorezën e transportit dhe e tërhiqeni nga lart (Fotoja 15).
Demontimi i rrotave të përparme.
1. Për të hequr rrotat e përparme, hiqni kapakun mbrojtës (Fotot 16, 17), më pas zhvidhosni bulonën (Fotoja 18)
dhe tërhiqeni rrotën nga poshtë.
28

Publicidad

loading

Productos relacionados para Lorelli RIBERA