KUJDES: Kositësja është projektuar për prerje
bari kopshtesh në lartësi jo më shumë se 250 mm.
Mos u përpiqni të prisni bar tepër të lartë, të thatë apo të
lagur (p.sh. kullota) apo pirgje gjethesh të thata. Në
platformën e kositëses mund të mblidhen papastërti ose
mund të prekin marmitën e motorit duke krijuar rreziqe për
zjarr.
7-6 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË
KOSITJES
Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që
fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera
të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në
drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda
për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të
pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e
lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka
prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke
parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më
shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. Prerja e rekomanduar
për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në
terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera
të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje
të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një
prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me
kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t'ju
duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3
tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase
dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e
parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë
në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja
duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur
prerjen më të mirë dhe për t'i mundësuar të kositë më me
efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës.
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e
barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur.
Kositja e gjetheve. Kositja e gjetheve mund të jetë
gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni
të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi
fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët
përpara se të kositni.
VINI RE: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni
motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.
7-7 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100
orë pune.
FERROTAT
Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit
tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të
përdoren si pjesë këmbimi.
9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN
KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një
herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të
vajosjes.
10. PASTRIMI
KUJDES: Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji
mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar
kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të
mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale.
Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht
nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.
(Referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)
Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Ngrini lidhësen mbi kapakun e filtrit. (Fig. 10A,
Fig. 10B)
2. Hiqni kapakun e filtrit.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS
PËRDORNI BENZINË!
4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
6. Riinstaloni filtrin.
7. Mbyllni kapakun e filtrit.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është
ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të
pastrohet.
225