Udhëzime Sigurie - Gardena 3000/4 Manual De Instrucciones

Estación de bombeo con calderín
Ocultar thumbs Ver también para 3000/4:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 75
2. Udhëzime sigurie
Siguria elektrike:
RREZIK! Goditje elektrike!
Ekziston rreziku i plagosjes nga
goditja elektrike!
Para mbushjes, pas heqjes nga puna,
gjatë riparimit të defekteve dhe para
mirëmbajtjes hiqni spinën e rrjetit.
Vini re: Përdorimi i pompës në pishina dhe
gropa uji për kopshte si dhe vende të ngjash-
me është i lejuar, nëse pompa përdoret me
një çelës mbrojtje ndaj rrymave të gabuara
(çelës-FI) (DIN VDE 0100-702).
Përveç kësaj, pompa duhet vendosur e stabi-
lizuar si dhe siguruar kundrejt përmbytjes dhe
rrëzimit.
Si siguri shtesë mund të përdoret një çelës i
liçensuar për mbrojtje personash.
Ju lutemi pyesni një specialist elektro-
teknike.
Të dhënat mbi tabelën e tipit duhet të për-
puthen me të dhënat e rrjetit elektrik.
Linjat e lidhjes në rrjet dhe linjat e zgjatimit nuk
lejohen të kenë një perimetër më të vogël se
tubacionet e gomës me shenjë të shkurtuar
H07 RNF sipas DIN VDE 0620.
Mbroni kabullin nga nxehtësia, vaji dhe cepat
e mprehtë.
Mos e mbani pompën nga kabulli dhe mos
e përdorni kabullin për të nxjerrë spinën nga
priza.
Udhëzime të përgjithshme:
Rrezik plagosje nga uji i nxehtë!
Në rast që çelësi i presioni është difektuar
kur punohet për një kohë të gjatë (> 5 min)
kundrejt anës së mbyllur të presionit nxehet
uji tek pompa, kështu që gjatë daljes së ujit
mund të kemi plagosje nga uji i nxehtë.
Pompa lejohet të punojë maksimumi për
5 minuta kundrejt anës së mbyllur të pre-
sionit.
196
Në rast se mungon furnizimi i ujit nga ana e
thithjes uji në pompë mund të ngrohet, kësh-
tu që kur del uji mund të shkaktohen plago-
sje nga uji i nxehtë.
Ndajeni pompën nga rrjeti nëpërmjet
siguresës së shtëpisë, lëreni ujin të fto-
het dhe para rivendosjes në punë siguro-
ni furnizimin me ujë nga ana a thithjes.
Para përdorimit bëni gjithmonë një kontroll
me sy, për të përcaktuar, nëse pompa,
sidomos kabulli i rrjetit dhe spina, janë të
dëmtuar.
Një pompë e dëmtuar nuk lejohet të përdoret.
Në rast dëmtimi kontrolloni pompën tek një
servis i GARDENA ose një specialist elek-
troteknik i autorizuar.
Mos e lini pompën në shi dhe mos e përdorni
pompën në ambiente të lagëta ose me lagësh-
ti.
Për të mënjanuar një xhirim të thatë të pompës,
ju lutemi kini në vëmendje, që fundi i tubave të
thithjes të gjendet gjithmonë në lëngun që trans-
portohet.
Pompa nuk lejohet të punojë as në të thatë
dhe as me rubinet të mbyllur të linjës së thi-
thjes.
Mbushni pompën me lëngun që do të
transportohet para çdo vendosje në punë
deri në derdhje (rreth 2 deri 3 l)!
Rëra dhe substanca të tjera ranore në lëngun
që transportohet çojnë në konsumim më të
shpejtë dhe ulje të rendimentit.
Gjatë përdorimit të pompës për furnizimin me
ujë të shtëpisë duhen respektuar rregulloret
vendore të institucioneve të ujërave dhe kana-
lizimeve. Si shtesë duhen respektuar edhe
përcaktimet e DIN 1988.
Në rast nevoje pyesni ndërmarrjen Tuaj të
specializuar sanitare.

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

4000/55000/51775177017721774

Tabla de contenido