KRAUSE 1110 Serie Instrucciones De Uso página 122

Escalera con tarima
Tabla de contenido

Publicidad

6.
Të përdoren vetëm me balast (nëse janë pjesë e shkallës).
7.
Të përdoren vetëm me frenues të aktivizuar (nëse janë pjesë e shkallës).
Mos përdorni shkallë në ambient të hapur nëse ato nuk janë të destinuara për
8.
këtë qëllim.
7. Mirëmbajtja / Riparimi
Kujdesi dhe mirëmbajtja e shkallës duhet të sigurojë funksionalitetin e saj. Shkalla duhet të kontroll-
ohet rregullisht për dëmtime. Duhet të garantohet funksioni i pjesëve të lëvizshme. Pjesët e lëvizshme
duhet të lubrifikohen me vaj rregullisht. Riparimet në shkallë duhet të bëhen nga një person i kualifi-
kuar dhe në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Pastrimi i shkallës, veçanërisht i të gjitha pjesëve
të lëvizshme, duhet të kryhet menjëherë pas përdorimit në rast të ndotjeve të dukshme. Përdorni ve-
tëm agjentët e pastrimit të tretshme në ujë të disponueshëm në treg. Mos përdorni agjentë abrazivë e
agresive. Në rast të përdorimit komercial të shkallës, është i nevojshëm një kontroll i rregullt periodik
për gjendjen e duhur nga një person i kualifikuar (test vizual dhe funksional). Për këtë qëllim, duhet të
specifikohet natyra, shtrirja dhe afatet kohore të testeve të kërkuara. Intervalet kohore të kontrollimit
varen nga kushtet e operimit, në veçanti nga frekuenca e përdorimit, ngarkesa gjatë
përdorimit dhe frekuenca dhe ashpërsia e mangësive të gjetura në kontrollimet e mëparshme.
Sipërmarrësi duhet gjithashtu të sigurojë që shkallët e dëmtuara të tërhiqen nga përdorimi dhe
të ruhen në atë mënyrë që ato të mos mund të përdoren më tutje derisa ato të riparohen ose
asgjësohen në mënyrën e duhur.
Elementi(et) i(e) shkallës: Pikat e kontrollit:
1. Pikat e përgjithshme
të kontrollit
2. Traversat e shkallës/
shkelëset gjegjësisht
shkallëzat e shkallës/
shufrat e sigurisë
3. Elementet lidhëse, ruli
drejtues, montimet
4. Këmbët, Traversa
5. Siguresa e tejhapjes
6. Shenjat e shkallës /
Udhëzimet e përdorimit
dhe operimit
Të gjitha elementet e përforcimit (perçinat, vidat, bulonat etj.)
duhet të jenë plotësisht të pranishme. A janë përforcimet të
lirshme apo të ndryshkura? A ka papastërti (p.sh. ndotje, baltë,
bojë, vaj apo yndyrëra) në shkallë?
Të gjitha shkelëset (shkallëzat) duhet të jenë të pranishme
në tërësi. A janë traversat e shkallëve, shkallëzat gjegjësisht
shufrat e sigurisë eventualisht të shtrembëruara, përdredhura,
plasaritura apo të gërryera? A janë shkelëset, gjegjësisht shkal-
lëzat e shkallëve eventualisht të prishura, të lirshme, të ndrysh-
kura apo dëmtuara? A është platforma (nëse ekziston) apo a
janë pjesë të saj/ përforcimet e saj të dëmtuara, të ndryshkura
apo mungojnë?
Rulet drejtuese, kyçjet dhe pajisjet e sigurisë të kontrollohen për
funksionalitet dhe konsistencë, si dhe për dëmtim dhe korrozi-
on. A janë të dëmtuara, të lirshme ose të ndryshkura apo janë
zhdukur plotësisht kyçjet, pajisjet e sigurisë ose përforcueset e
këndeve?
Këmbët, traversa, të kontrollohen për funksionalitet dhe kon-
sistencë, si dhe për dëmtim dhe korrozion. Të gjitha këmbët e
shkallës/kapakët duhet të jenë të pranishëm. A janë këmbët e
shkallës të lirshme, të dëmtuara apo të ndryshkura?
Kontrolloni gjendjen teknike të shiritave, zinxhirëve, nyejve ose
përforcuesve. A janë të gjitha pikat e përforcimit në gjendje të
mirë? A ka dëmtime, të çara, korrosion?
A janë të gjitha shenjat e shkallës si dhe udhëzimet e përdorimit
dhe operimit dhe a janë ato të lexueshme?
po/jo

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para KRAUSE 1110 Serie

Este manual también es adecuado para:

1117 serie1118 serie

Tabla de contenido