VOX electronics KG-160A-IM Manual De Usuario página 75

Parrilla de contacto
Tabla de contenido

Publicidad

• Përgatitni hamburger, mish pa asht dhe feta të holla mishi ose ushqim tjetër sipas udhëzimit dhe
vendosni në pllakën e poshtme për pjekje.
• Mbyllni pllakën e epërme e cila ka menteshë lundruese për shtypjen e barabartë të ushqimit. Pllaka e
epërme duhet të jetë krejtësisht e lëshuar në mënyrë që të përputhen shenjat në aparat varësisht nga
ushqimi i zgjedhur.
• Kur ushqimi është i gatshëm, përdorni dorezën që të hapni kapakun. Largoni ushqimin me anë të
lopatës së plastikës. Kurrë mos përdorni kapëse të metalit ose thikë sepse mund të dëmtojnë
shtresën e cila parandalon ngjitjen e ushqimit për pllake.
• Përdorni aparatin si skarë kontakti për të përgatitur hamburgerë, mish pa asht, feta mishi dhe perime. •
Përdorni aparatin si skarë kontakti, kur dëshironi të përgatitni dicka për një periudhë të shkurtër dhe kur ju
nevojitet mënyrë më e shëndetshme e përgatitjes së ushqimit në skarë. Kur ushqimi përgatitet në skarë,
përgatitet më shpejtë sepse të dyja anët piqen njëkohësisht.
• Brinjët në grila bashkë me kulluesen në kënde të pllakës mundësojnë që vaji të kullohet nga mishi dhe të
largohet nga pllaka.
Përdorimi i këmbalecit zgjeruar
Gjatë përgatitjes, nëse dëshironi që vaji të kullohet më mirë,
mund t'a hapni këmbalecin e zgjeruar në fund.
Për përdorimin e aparatit si toster
• Vendoseni aparatin në temperaturën e dëshiruar. Së pari provoni me nivelin më të lartë (max). Më vonë
mund t'a zvogëloni ose ta rritni sipas dëshirës.
• Përgatitni sanduiçë sipas udhëzimit dhe vendosni në fund të pllakës ngrohëse. Gjithmonë vendosni
sanduiçët në pjesën e pasme të pllakës.
• Mbyllni pllakën e epërme e cila ka grilë lundruese të dizajnuar për shtypje të barabartë të ushqimit. Pllaka
e epërme duhet të jetë krejtësisht e lëshuar për të përgatitur sanduiçë.
• Pjekni 3 deri 6 minuta ose deri sa sanduiçët të marrin ngjyrë të artë në të kaftë, sipas shijes tuaj.
• Kur të jetë gati sanduiçi, përdorni dorezën që të hapni kapakun. Hiqni sanduiçin me anë të lopatëzës së
plastikës. Kurrë mos përdorni kapëse të metalit ose thikë sepse ato mund t'a dëmtojnë shtresën e cila
parandalon ngjitjen e ushqimit në pllakë.
• Përdorni aparatin si toster që të përgatitni sanduiçët, bukën dhe quesadillas (ushqim spanjoll me petë).
• Tosteri është i dizajnuar me një dorezë të posaçme dhe grilë e cila mundëson që kapaku t'i përshtatet
trashësisë së uqhimit. Mund të pjekni në skarë të gjithë ushqimin, nga rriskat e prera hollë të domates, deri
te bërxollat dhe të gjitha të piqen në mënyrë të barabartë.
• Kur përgatitni më shumë se një lloj ushqimi në skarë kontakti, është me rëndësi që trashësia e
gjësendeve të jetë e përshtatshme në mënyrë që kapaku të mbyllet njësoj mbi ushqim.
Për përdorimin e aparatit të hapur
• Vendosni aparatin në sipërfaqe të pastër, të rrafshët
në të cilën tentoni të përgatitni ushqimin. Aparati duhet
të vendoset në pozitë të rrafshët.
4
Pajisja e shtrirjes
Leva për lirimin
e varëses

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido