VOX electronics KG-160A-IM Manual De Usuario página 76

Parrilla de contacto
Tabla de contenido

Publicidad

• Pllaka/kapaku i epërm është në nivel me pllakën/mbajtësen e poshtme. Pllaka e epërme dhe e
poshtme janë në linjë duke formuar sipërfaqe të madhe për përgatitjen e ushqimit. Për të vendosur
aparatin në këtë pozitë, gjeni dorezën për lëshimin e grilës në anën e djathtë të aparatit.
Butoni në kënd
• Me dorën e majtë mbani dorezën, me dorën e djathtë tërhiqni grilat në drejtimin tuaj. Shtyeni
dorezën deri sa kapaku të jetë në nivel me sipërfaqen e punës. Aparati do të qëndrojë në këtë pozitë
deri sa të ngritni dorezën dhe kapakun për t'a kthyer në pozitë të aparatit të mbyllur
• Përdorni aparatin si skarë të hapur që të përgatitni hamburger, feta mishi, shpezë (nuk rekomandojmë
përgatitjen e pulës me eshtra, përvec nëse nuk është e vendosur në mënyrë të barabartë në skarë të
hapur), peshk dhe perime.
• Përgatitja e ushqimit në skarë të hapur është mënyra më e gjithanshme e përgatitjes së ushqimit. Në
pozitë të hapur fitoni sipërfaqe dy herë më të madhe për përgatitjen e ushqimit.
• Keni mundësi që të përgatitni më shumë lloje të ushqimit dhe mos të përzieni shijet e tyre, ose të
përgatitni sasi më të mëdha të ushqimit të njëjtë. Pozita e hapur e aparatit gjithashtu mundëson përgatitjen
e mishit të prerë në trashësi të ndryshme, duke ju mundësuar që të përgatitni çdo copë sipas dëshirës.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
• Gjithmonë shkyqni aparatin dhe lini që të ftohet para pastrimit. Aparati më lehtë pastrohet kur është i
vakët. Nuk ka nevojë që të ndahet aparati për shkak të pastrimit. Kurrë mos e futni aparatin në ujë dhe as
mos e vendosni në enëlarëse.
Pllakat për pjekje mund të lahen me ujë ose në enëlarës.
• Pastroni pllakat për pjekje me leckë të butë për të hequr mbeturinat e ushqimit. Për mbeturinat e
pjekurinave shtoni pak ujë të vakët me detergjent mbi ushqimin e mbetur, pastaj pastroni me një mjet
plastic joabraziv ose vendosni një pecetë të lagur kuzhine mbi pllakë për të lagur mbeturinat e ushqimit në
pllakë.
• Mos përdorni asnjë mjet abraziv që mund të dëmtojë ose të gërvishtë siëprfaqen e cila mbron nga ngjitja
e ushqimit.
• Mos përdorni gjësende të metalit për të hequr ushqimin, sepse mund të dëmtojnë sipërfqen jongjitëse.
• Pjesën e jashtme të aparatit pastrone kryesisht me leckë të lagur. Mos e pastroni pjesën e jashtme të
aparatit me sfungjer abraziv ose tel të celiktë, sepse do të dëmtoni sipërfaqen. Mos e futni në ujë ose
ndonjë lëng tjetër.
• Mos e vendosni në enëlarës.
• Pas cdo përdorimi, hiqni dhe derdhni tabakanë për grumbullimin e tepricës së vajit dhe lani tabakanë me
ujë të nxehtë me sapun. Parandaloni përdorimin e sfungjerit ose detergjenteve të forta sepse mund të
dëmtojnë sipërfaqen. Pastroni dhe tërësisht thajeni me leckë të terur.
RUAJTJA
• Gjithmonë shkyqeni aparatin pas përdorimit.
• Sigurohuni që aparati të jetë gjithmonë i ftohtë dhe i thatë pasi të përfundoni përdorimin.
• Kablli i rrymës mund të lidhet rreth pjesës së poshtme të shtëpizës pas përdorimit.
5
Pozita e rrafshët

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido