Electrolux EFT7540OX Manual De Uso página 117

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 19
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 43cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të
filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që
të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet
një herë në muaj me detergjentë jo
gërryes, me dorë ose me makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikël të
shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri
antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë
aspak.
4.2 Filtër prej karboni aktiv që mund të
lahet
Filtri i karbonit mund të lahet çdo dy muaj
me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përsh-
tatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në
rast larjeje në makinë larëse kryeni ciklin e
plotë pa enë brenda).
Hiqni ujin e tepërt pa dëmtuar filtrin, pastaj
futeni në furrë për 10 minuta në 100°C
për ta tharë përfundimisht. Zëvendësojeni
jastëkun çdo 3 vjet dhe sa herë lecka duket
e dëmtuar.
SHQIP
117

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Eft7540owEft6540oxEft6540okEft6540owEft5540ow

Tabla de contenido