Zanussi ZFC623WAP Manual De Instrucciones página 4

Ocultar thumbs Ver también para ZFC623WAP:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
përshpejtuar shkrirjen. Nxehtësia e tepërt
mund të dëmtojë pjesën e brendshme
plastike, dhe lagështia mund të hyjë në
sistemin elektrik e të bëjë masë.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
përkatës.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Pajisja duhet të vendoset larg murit për të
mundësuar hapjen e plotë të kapakut.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën
e murit.
Drita treguese do të
ndizet.
Rrotulloni çelësin e
Temperaturës në
drejtim orar.
E rëndësishme Nëse
temperatura brenda
pajisjes është shumë e lartë drita e alarmit do
të ndizet.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e
Temperaturës në pozicionin OFF.
4
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga
një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në
përputhje me rregullat e zbatueshme të
vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme pranë
shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si
vijon:
• rrotulloni çelësin e Temperaturës në
pozicionin
për të përftuar minimumin e
ftohtësisë.
• rrotulloni çelësin e Temperaturës në
pozicionin
për të përftuar maksimumin e
ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido