MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë fikur, e shkëputur, dhe që kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mirëmbajtja e përgjithshme
Pasi të ftohet pajisja, përdorni lecka të pastra për të
hequr papastërtitë, pluhurin, yndyrën, grason etj.
PARALAJMËRIM:
zëvendësohen te një qendër e autorizuar shërbimi.
Pastrimi i ventilatorit
KUJDES:
Sigurohuni që ventilatori të jetë
i fikur nga furnizimi i rrjetit përpara se të hiqni
mbrojtësen.
Kur pastroni pjesën e brendshme të kapakut të
ventilatorit, hiqni kapakun e ventilatorit sipas mënyrës
së mëposhtme.
1.
Lironi vidën që ndodhet në pjesën e pasme të
kapakut të ventilatorit.
► Fig.9: 1. Vida
2.
Rrotullojeni kapakun e ventilatorit në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe hiqni kapakun e
ventilatorit kur shenjat janë të bashkërenditura siç
ilustrohet.
► Fig.10: 1. Shenja
► Fig.11
Fshini ventilatorin dhe kapakun e ventilatorit duke
përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun.
Për ta vendosur kapakun e ventilatorit, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes. Kur vendosni
kapakun e ventilatorit, sigurohuni që kapaku i
ventilatorit të kyçet me një kërcitje.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që kapaku i
ventilatorit të jetë vendosur përpara përdorimit.
KUJDES:
Vendoseni mirë kapakun e
ventilatorit. Nëse kapaku i ventilatorit është i
vendosur përgjysmë ose gabim, mund të bjerë dhe të
rezultojë në lëndim të personit ose dëmtim të pajisjes.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e një ngarkese të
tepërt në kapakun e ventilatorit. Kjo mund të sjellë
prishje.
Të gjitha pjesët duhet të
Magazinimi
Për të parandaluar zjarrin ose djegien, lëreni pajisjen
të ftohet plotësisht përpara se ta magazinoni. Mos e
magazinoni baterinë e shkarkuar për periudha të gjata,
sepse kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me pajisjen Makita të
specifikuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
161 SHQIP