Skil GT1-0540 Serie Manual Original página 207

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 65
Treguesi i nivelit të baterisë q
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë P për të
treguar nivelin aktual të baterisë q a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin P q b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin P q c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin P q b; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë q c tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni P; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Tendosja e zinxhirit w
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të rrafshët të
përshtatshme
- kontrolloni nëse lidhjet e zinxhirit janë të vendosura si
duhet në folenë rreth fletës së zinxhirit D
1. lironi çelësin e bllokimit B deri sa ta mbajë
fletën e zinxhirit në pozicion (mos e hiqni)
2. ngrijeni pak fletën e zinxhirit dhe
mbajeni në atë pozicion
3. rrotullojeni lart çelësin e tendosjes së zinxhirit K
deri sa lidhjet më të ulëta të zinxhirit të ngrihen
dhe sa të prekin fundin e fletës së zinxhirit D
4. shtrëngoni çelësin e bllokimit B duke
e rrotulluar në drejtim orar
5. lëshoni fletën e zinxhirit
6. tendosja e saktë e zinxhirit arrihet kur zinxhiri mund
të ngrihet afro 4 mm nga fleta e zinxhirit në qendër
! kontrolloni gjithmonë tendosjen e zinxhirit para
përdorimit, pas prerjeve të para dhe rregullisht
gjatë përdorimit (afro çdo 10 minuta)
- pas përdorimi filleatar, zinxhirët e rinj mund të zgjaten
shumë
- jetëgjatësia e zinxhirit të sharrës varet nga lubrifikimi i
mjaftueshëm dhe tendosja e duhur
- shmangni tendosjen e zinxhirit nëse është i nxehtë,
pasi kjo do të shkaktojë tendosjen e madhe të tij kur
të ftohet
Lubrifikimi e
Jetëgjatësia e zinxhirit dhe kapaciteti i prerjes varen nga
lubrifikimi optimal; prandaj zinxhiri vajiset automatikisht
gjatë përdorimit me anë të daljes së vajit L 2
! motosharra nuk ofrohet e mbushur me vaj;
është e rëndësishme që ta mbushni me vaj para
përdorimit
! mos e përdorni kurrë motosharrën pa vaj zinxhiri
ose me nivelin e depozitës së vajit bosh, pasi kjo
do të shkaktojë dëmtime të shumta të produktit
- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të
përshtatshme me kapakun e depozitës së vajit M me
drejtim lart
- zhvidhosni kapakun dhe shtoni vaj për motosharrën (jo
i përfshirë) deri sa depozita të mbushet
- shmangi hyrjen e papastërtive dhe copave në
depozitën e vajit
- montoni kapakun e depozitës së vajit dhe shtrëngojeni
! kontrolloni nivelin e vajit para se të filloni dhe
rregullisht gjatë përdorimit; mbusheni përsëri me
vaj kur niveli i vajit të jetë poshtë treguesit N
- mbushja e depozitës së vajit do të zgjasë afro 15
minuta, në varësi të intensitetit dhe ndalimeve në
sharrim
- mos pëprdorni kurrë vaj të ricikluar/të vjetër
Ndezje/Fikje r
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë Q
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit R
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin R
! mos e ndaloni motosharrën pas sharrimit duke
aktivizuar mbrojtësen manuale përpara S 2 (=
freni i goditjes së kthimit)
Freni i goditjes së kthimit t
Freni i goditjes së kthimit është një mekanizëm sigurie që
aktivizohet nëpërmjet mbrojtëses manuale përpara S, kur
ndodh një goditje kthimit -> zinxhiri ndalon menjëherë
Kontrolli i funksionimit si më poshtë duhet të kryhet në
intervale të rregullta:
- shtyjeni përpara mbrojtësen manuale përpara S dhe
ndizni motosharrën -> zinxhiri nuk duhet të aktivizohet
- për të çaktivizuar frenin e goditjes së kthimit, lëshoni
çelësin e aktivizimit R dhe tërhiqeni mbrojtësen
manuale S prapa
Funksionimi i veglës
- mbajeni gjithmonë motosharrën fort me të dyja duart
(doreza përpara T me dorën e majtë dhe doreza
prapa U me dorën e djathtë); mos e përdorni kurrë
motosharrën vetëm me një dorë y a
- sigurohuni që kordoni elektrik të ndodhet prapa, larg
nga zinxhiri dhe druri dhe i pozicionuar në mënyrë
të tillë që të mos kapet në degë ose materiale gjatë
prerjes
! zinxhiri duhet të punojë me shpejtësi të plotë para
se të bjerë në kontakt me drurin
- përdorni kapëse metalike V për të siguruar sharrën te
druri para se të filloni të prisni y a
- përdorni kapëset si një pikë levash (✱) kur prisni y a
- rivendosini kapëset në një pikë më të ulët kur sharroni
trugje më të trashë duke e tërhequr motosharrën pak
prapa deri sa kapëset të lëshohen, dhe rivendosini në
një nivel më të ulët për të vazhduar me sharrimin; mos
e hiqni sharrën plotësisht nga druri
- mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin të
bëjë punën e tij, përdorni kapëse V për të ushtruar një
trysni mbështetëse
- përdoreni motosharrën vetë kur i keni vendosur mirë
këmbët
- mbajeni motosharrën në anën e djathtë të trupit y b
- mos e përdorni motosharrën me krahët plotësisht të
zgjatur ose të përpiqeni të sharroni zona që janë të
vështira për t'u arritur, apo mbi një shkallë y c
- mos e përdorni kurrë motosharrën mbi lartësinë e
shpatullës y d
207

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0540

Tabla de contenido