Përdorimi
•Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose
ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveç se për ruajtjen
e ushqimeve shtëpiake.
•Në rast derdhjeje uji, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni
qendrën e informacionit për klientët të LG Electronics.
•Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose
kur nuk përdoret për kohë të gjatë.
•Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar
të lagura.
•Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të
rënda mbi të.
•Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni
spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për
klientin të LG Electronics.
•Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr
ajrin e ftohtë, apo ta mbuloni ose nxehni grilën e lëshimit prapa.
•Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë
të pajisjes.
•Mos vendosni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake brenda produktit.
•Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e
pajisjes. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime.
Mos lini asnjë person të varet tek dyert pasi mund të bëjë që të
bjerë pajisja dhe të shkaktojë lëndime serioze.
•Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një
fëmijë i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
•Mos vendosni sende të forta apo delikate, enë të mbushura me
lëngje, substanca të djegshme apo sende të ndezshme (si qirinj,
llamba, etj.) ose pajisje ngrohëse (si furra, ngrohëse, etj.) mbi
pajisje.
6
SQ