Skil F0151061 Serie Manual Del Usuario página 107

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
• Vija e lazerit $
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- fikeni/ndizeni vijën e lazerit duke shtypur çelësin G
- para se të filloni një punë, kontrolloni përputhjen e
vijës së lazerit me vijë aktuale të prerjes duke bërë një
prerje provë në një copë materiali që nuk ju duhet
! mos u përpiqni të rregulloni vijën e lazerit me
vidën X, e cila është e caktuar paraprakisht në
momentin e prodhimit
! mos hiqni dhe mos dëmtoni etiketën
paralajmëruese A 2
• Funksionimi i veglës
- para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që ana përpara e
pllakës mbështetëse të jetë rrafsh mbi materialin e
punës
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri %
- sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e pllakës
mbështetëse të qëndrojë fort mbi materialin e punës
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni thikat e duhura për sharrën ^
! përdorni vetëm thika T-shank (me skaj T)
• Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht
me vaj
• Përdorni drejtuesin paralel J për realizimin e prerjeve
paralele &
• Për një prerje të drejtë me saktësi, lëvizeni pajisjen me
pllakën mbështetëse përgjatë anës së një druri të drejtë
*
• Shponi paraprakisht një vrimë para se të kryeni të çara (
• Prerje pa ashkla
- mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të
gjerë para prerjes
- vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit
të punës
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ) do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
09.12.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 88 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 99 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
✱ kur prisni dru 6,7 m/s²
✱ kur prisni metal 11,4 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
107

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

1061

Tabla de contenido