• Mos i përdorni pajisjet elektrike në
situata me mundësi shpërthimi, si
në prani të lëngjeve, gazeve ose
pluhurave të djegshëm. Pajisjet
elektrike shkaktojnë shkëndija që
mund të ndezin pluhurat ose avujt.
• Mos ekspozoni veglat e punës në
shi ose në kushte me lagështi. Uji
që hyn në veglën e punës do të rritë
rrezikun e goditjes elektrike.
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të
brendshme në një vend të thatë dhe
të mbyllur, larg nga fëmijët
• Mos e përdorni pajisjen/ngarkuesin
nëse është i dëmtuar; çojeni te një
nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara
të shërbimit të SKIL për një kontroll
të sigurisë
• Shërbimi i veglës së punës
duhet të kryhet nga një person
i kualifikuar për riparimet duke
përdorur vetëm pjesë ndërrimi
identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
• Siguroni një ajrosje të mirë në vendin
e punës
BATERIVE
• Bateria e dhënë është pjesërisht e
karikuar (për të siguruar kapacitet të
plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë
para se ta përdorni mjetin për herë
të parë)
• Karikojeni vetëm me karikuesin
e përcaktuar nga prodhuesi. Një
karikues që është i përshtatshëm për
një lloj baterie mund të krijojë rrezik
për zjarr kur përdoret me një bateri
tjetër.
• Përdorni veglat e punës vetëm
me bateritë e përcaktuara
respektivisht. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
• Përdorni vetëm bateritë dhe
karikuesit e mëposhtëm me këtë
mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
• Kur bateria nuk është në përdorim,
mbajeni larg nga objektet e tjera
metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët,
vidat ose objektet e tjera të vogla
metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër.
Lidhja e shkurtër e terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie
ose zjarr.
• Në kushte abuzimi, nga bateria
mund të rrjedhin lëngje; shmangni
kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni
me ujë. Në rast se lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur
nga bateria mund të shkaktojë
acarime ose djegie.
• Mos e përdorni një pako baterish
ose një vegël që është e dëmtuar
apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të
shfaqin sjellje të paparashikuara, duke
shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik
për lëndimin tuaj.
• Mos e ekspozoni një pako baterish
ose një vegël ndaj zjarrit ose
temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një
temperature mbi 130°C mund të
shkaktojë shpërthim.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet për
karikimin dhe mos e karikoni
pakon e baterive ose veglën
jashtë gamës së temperaturës që
specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura
jashtë gamën së specifikuar mund të
dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
• Lejohet temperatura e ambientit
(vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
• Mos kryeni asnjëherë shërbimin
për pakot e baterive. Shërbimi
për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e
autorizuar të shërbimit.
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para
përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur
hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni
bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë
në vende ku temperatura nuk do të
kalojë 50°C
114