Receta (rrahëse): Tortë
Përbërësit:
Vezë: 3
Gjalpë (me 80% yndyrë): 150g
Sheqer i bardhë: 150g
Miell gruri: 150g
Majë e thatë: 3g (në përputhje me udhëzimin për përdorim)
Përgatitja:
1. Ndani të bardhët nga të kuqtë e vezës;
2. Vendosni të bardhët e vezës në një enë, përzgjidhni rrahëset, ndizni aparatin në
shpejtësinë e pestë (5) dhe rrihni 1.5 deri në 2.5 minuta;
3. Priteni gjalpin në katrorë me madhësi 20 mm;
4. Shtoni sheqerin, gjalpin dhe të verdhët e vezëve në enë, përzgjidhni rrahëset, ndizni
aparatin në shpejtësinë e katërt (4) dhe rrihni 1 deri 2.5 minuta;
5. Përzieni miellin e grurit dhe majën, pastaj shtoni përzierjen në enë;
6. Piqni brumin në furrë.
Receta (rrahëse për brumë): Bukë
Përbërësit:
Miell gruri: 350g
Krip: 5g
Sheqer i bardhë: 10g
Gjalpë (me 80% yndyrë): 10g
Ujë: 200g
Majë e thatë: 3g (në përputhje me udhëzimet për përgatitje)
Përgatitja:
1. Përzieni miellin e grurit, kripën dhe sheqerin, pastaj përzierjen hidheni në enë;
2. Në enë shtoni majë, gjalpë dhe ujë;
3. Përzgjidhni rrahëset, ndizni aparatin në shpejtësinë e parë (1), rrihni 10 deri në 15
minuta, pastaj vazhdoni të rrihni në shpejtësinë e tretë (3) 20 deri në 30 sekonda, pastaj
rregulloni shpejtësinë e aparatit në shpejtësinë e pestë (5) dhe rrihni 2.5 deri 3.5 minuta;
4. Lini brumin që të qëndrojë 45 minuta në temperaturë 35℃;
5. Piqni brumin në furrë.
VËREJTJE: Mos e rrihni brumin që përmbanë më shumë se 350 g miell! Sasitë më të
mëdha të miellit mund të shkaktojnë mbingarkesë të këtij aparati shtëpiak!
5