• Mos i prekni ushqimet
e ngrira me dorë; ato
mund t'ju ngjiten në
dorë.
• Hiqeni frigoriferin nga
priza para se ta pastroni
ose shkrini.
• Avulli dhe materialet e
pastrimit që avullojnë
nuk duhet të përdoren
asnjëherë në pastrim
dhe proceset e shkrirjes
të frigoriferit. Në këto
raste, avulli mund të
bjerë në kontakt me
pjesët elektrike dhe
të shkaktojë qark të
shkurtër ose goditje
elektrike.
• Mos e përdorni
asnjëherë si mjet për
t'u mbështetur ose si
shkallë derën ose pjesët
e frigoriferit.
• Mos përdorni pajisje
elektrike brenda
frigoriferit.
• Mos i dëmtoni pjesët, ku
qarkullon lëngu ftohës,
me mjete shpimi ose
prerjeje. Lëngu ftohës
që mund të dalë kur
shpohen kanalet e
evaporatorit, zgjatimeve
të tubit ose shtresave
të sipërfaqes shkakton
irritime në lëkurë dhe
dëmtime në sy.
• Mos i mbuloni ose
bllokoni vrimat e ventilimit
në frigorifer me asnjë lloj
materiali.
• Pajisjet elektrike duhet
të riparohen vetëm nga
persona të autorizuar.
Riparimet e bëra nga
persona jo kompetentë
krijojnë rreziqe për
përdoruesin.
• Në rast të ndonjë
defekti ose gjatë një
pune mirëmbajtjeje ose
riparimi, shkëputeni
frigoriferin nga korrenti
qoftë duke fikur
siguresën përkatëse ose
duke e hequr pajisjen
nga priza.
• Mos e tërhiqni kabllin kur
tërhiqni spinën.
• Vendosini pijet e larta
të mbyllura fort dhe në
pozicion vertikal.
5
SQ