Zgjidhja E Problemeve - Skil 0791 Manual Original

Ocultar thumbs Ver también para 0791:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 28
! mos thithni objekte të forta si gurë, copa xhami,
pjesë metalike
- mos thithni lëngje
- mos thithni sasi të mëdha gjethesh në të njëjtën kohë
për të shmangur kështu bllokimin e vrimës së thithjes
dhe të helikës së grirësit
- fuqia e grirjes varet nga madhësia e gjetheve dhe
lëgashtia e mbetur te to
! kur pajisja ndalon papritur, fikeni menjëherë,
hiqeni spinën nga rrjeti elektrik dhe hiqni çdo
material të bllokuar mes helikës së grirësit dhe
kasës
- boshatisni rregullisht qesen e mbledhjes C 2
(kapaciteti i thithjes ulet shumë kur qesja mbledhëse
është plot)
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës $
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni rrotat mbështetëse K për lehtësi në drejtimin
e tubit nëpër tokë
- për rezultate optimale, ruani një distancë prej 5-10 cm
nga toka
• Boshatisja e qeses mbledhëse %
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- prisni deri sa helika të ndalojë plotësisht para se të
hiqni qesen mbledhëse nga pajisja
- hapni zinxhirin e qeses mbledhëse dhe boshatiseni
plotësisht
- materiali i dekompozuar nuk ka lidhje me mbetjet
familjare
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes L 2)
- pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi me një furçë të
butë ose një copë (mos përdorni produkte pastrimi
ose tretës)
- hiqni qesen mbledhëse pas çdo përdorimi, kthejeni
mbrapsht dhe pastrojeni plotësisht me furçë
- pas heqjes së qeses mbledhëse, sigurohuni që
papastërtitë e mbetura të jenë hequr nga zona e daljes
së ajrit
• Magazinimi ^
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit R me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mos e mbuloni pajisjen me plastmas (plastika mund të
shkaktojë lagështi dhe rrjedhimisht ndryshk/gërryerje)
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me
energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)
- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- furçat e karbonit të konsumuara -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- motori me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
- tubi i fryrjes/thithjes jo plotësisht i montuar -> montoni
tubin e fryrjes/thithjes me dy pjesë
★ Vegla punon me ndërprerje
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- helika e bllokuar nga një objekt i huaj -> hiqni bllokimin
★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në fryrje
- çelësi i zgjedhjes në modalitetin e thithjes ->
vendoseni çelësin e zgjedhjes në modalitetin e fryrjes
★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në thithje
- çelësi i zgjedhjes në modalitetin e fryrjes -> vendoseni
çelësin e zgjedhjes në modalitetin e thithjes
- qesja mbledhëse është plot/e pisët -> boshatisni/
pastroni qesen mbledhëse
- vrima e thithjes e mbushur ose e bllokuar nga një
objekt i huaj -> hiqni pengesën
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli & do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Aspirator për gjethe/me thithje 0791/0795
Të dhënat teknike 1
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhënat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/
EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
• Matur në përputhje me 2000/14/EC niveli i garantuar i
fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 103 dB(A) (procedura
e vlerësimit të konformitetit në përputhje me Shtojcën V)
Kategori produkti: 34, 35
85

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0795

Tabla de contenido