Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin
maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji
të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta
kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për
t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë
udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve
dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:
C
Informacione të rëndësishme dhe
rekomandime për përdorimin e
pajisjes.
A
Paralajmërime për lëndime personale
ose dëme ndaj pronës.
E përshtatshme për kontaktin me
ushqimin.
Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose
prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet
elektrike
Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.