Skil 3540 Manual Original página 171

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
bllokimin e lamës ose humbjen e kontrollit.
e) Kapeni mjetin e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku pajisja e prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur. Kontakti
me një tel elektrik do të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë
elektrike dhe të shkaktojnë goditjen e operatorit.
f) Kur grisni, përdorni gjithmonë një mbrojtës
grisjeje ose një udhëzues me skaj të drejtë. Kjo gjë
përmirëson saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë
e bllokimit të lamës.
g) Përdorni gjithmonë lama me madhësinë dhe formën
e duhur (diamant kundrejt të rrumbullakëta) të
vrimave të boshtit rrotullues. Lamat që nuk përputhen
me pajisjen montuese të sharrës do të punojnë në
mënyrë josimetrike me qendrën, duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar
ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i
lamës janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për
rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
Shkaqet e goditjes së kthimit dhe paralajmërimet
përkatëse
- Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të
shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet lart duke u
shkëputur nga materiali i punës në drejtim të operatorit
- Kur lama kafshohet ose bllokohet fort nga gjerësia e
prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e drejton
njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit.
- Nëse lama ngatërrohet ose është e paekuilibruar në
prerje, dhëmbët në anën e pasme të lamës mund të
ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke bërë që
lama të dalë nga gjerësia e prerjes dhe të kërcejë në
drejtim të operatorit.
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të pajisjes
dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të
funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë masat
paraprake që tregohen poshtë.
a) Mbajeni mirë sharrën dhe poziciononi krahët për të
përballuar forcat e goditjes së kthimit. Poziciononi
trupin tuaj në njërën anë të lamës, por jo në një vijë
me lamën. Goditja e kthimit mund të bëjë që sharra të
kërcejë prapa por forcat e goditjes së kthimit mund të
kontrollohen nga operatori nëse merren masat paraprake
të duhura.
b) Kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën
pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë që ta hiqni sharrën
nga materiali ose ta tërhiqni sharrën prapa kur
lama është në lëvizje, përndryshe mund të ndodhë
një goditje kthimi. Kontrolloni dhe kryeni veprime
korrigjuese për të eliminuar shkakun e bllokimit të lamës.
c) Kur e vini përsëri në punë sharrën te materiali i
punës, vendosni lamën e sharrës në qendër të
gjerësisë së prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e
sharrës të mos jenë kapen te materiali. Nëse lama e
sharrës bllokohet, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa
nga materiali kur rifilloni punën me sharrën.
d) Mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar
rrezikun e bllokimit ose goditjes së kthimit. Panelet
e mëdha kanë tendencën të epen nën peshën e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit në të dy
krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë anës së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë
një gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara
dhe të sigurta para se të bëni prerjen. Nëse rregullimi
i lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
Funksioni i mbrojtëses së poshtme
a) Para çdo përdorimi, kontrolloni mbrojtësen e
poshtme nëse mbyllet siç duhet. Mos e përdorni
sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirisht
dhe nuk mbyllet menjëherë. Mos e shtrëngoni
apo lidhni asnjëherë mbrojtësen e poshtme në
pozicionin e hapur. Nëse sharra bie aksidentalisht,
mbrojtësja e poshtme mund të deformohet. Ngrijeni
mbrojtësen e poshtme me dorezën e tërheqjes dhe
sigurohuni që lëviz lirisht dhe nuk prek me lamën ose
pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses
së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk
funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para
përdorimit. Mbrojtësja e poshtme mund të punojë
ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave
ngjitëse ose grumbullimit të copërave.
c) Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet manualisht
vetëm për prerje të veçanta si "prerje me zhytje"
dhe "prerje të kombinuara". Ngrini mbrojtësen
e poshtme me anë të dorezës së tërheqjes dhe
menjëherë sapo lama të hyjë në material, mbrojtësja
e poshtme duhet të lirohet. Për të gjitha sharrimet
e tjera, mbrojtësja e poshtme duhet të funksionojë
automatikisht.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme të
mbulojë lamën para se ta vendosni mbi tryezë ose
dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë
që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e
saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
171

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido