SHQIP (Udhëzimet origjinale)
HYRJE
Aksesori është projektuar për t'u përdorur me çekiçin e
mëposhtëm Makita me kombinim për të nxjerrë pluhur
betoni gjatë shpimit.
HR007G
GRH07
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë,
udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara
me veglën tuaj elektrike përpara se të përdorni këtë
sistem të grumbullimit të pluhurit me veglën tuaj
elektrike.
KUJDES:
•
Sistemi i thithjes së pluhurit është vetëm për
shpim në beton. Mos e përdorni sistemin e
thithjes së pluhurit për shpim në metal ose
dru.
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
•
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
•
Gjatë përdorimit të veglës me sistemin
e thithjes së pluhurit, sigurohuni që të
vendosni sistemin e thithjes së pluhurit
për të parandaluar thithjen të pluhurit me
frymëmarrje.
•
Përpara se të përdorni sistemin e thithjes
së pluhurit, kontrolloni që filtri të mos jetë
dëmtuar. Në të kundërt mund të shkaktohet thithje
të pluhurit me frymëmarrje.
Mos e përdorni sistemin e thithjes së pluhurit
•
për shpim në beton të lagur ose mos e
përdorni këtë sistem në ambient të lagur. Në të
kundërt mund të shkaktohet keqfunksionim.
•
Mos e drejtoni hundëzën drejt vetes ose të
tjerëve kur lëshoni hundëzën duke shtypur
butonin e rregullimit të udhëzuesit.
Gjithmonë ndiqni ligjet, rregulloret dhe
•
urdhëresat shtetërore që përshkruajnë punën
me materiale të rrezikshme për shëndetin.
•
Mbani mbrojtëse të frymëmarrjes kur zbrazni
kutinë e pluhurit.
SHËNIM:
Mos e përdorni sistemin e thithjes së pluhurit
•
për shpim me diamant ose punim me daltë.
•
Para instalimit të sistemit të grumbullimit të
pluhurit, sigurohuni që pikat e montimit dhe
vetë vegla elektrike të mos ketë pluhura dhe
lëndë të huaja. Pas instalimit të sistemit të
grumbullimit të pluhurit, sigurohuni gjithashtu
që është instaluar në mënyrë të sigurt.
•
Mos e prekni seksionin e filtrit kur e pastroni.
Mos përdorni furçë apo ajër të kompresuar për
•
pastrimin e seksionit të filtrit. Përdorimi i furçës
apo ajrit të kompresuar mund ta dëmtojë filtrin.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
MONTIMI
Instalimi i sistemit të grumbullimit të
pluhurit
1.
Rrëshqisni kapakun e kanalit të ajrit nga kasa e
motorit duke ngritur veshin e sigurimit deri në pozicionin
e hapur.
► Fig.1: 1. Kapaku i kanalit të ajrit 2. Veshi i sigurimit
2.
Montoni veglën mbi sistemin e grumbullimit
të pluhurit duke rrëshqitur kanalet udhëzuese në
sipërfaqen e poshtme të kasës së ingranazhit mbi
shinat udhëzuese në sipërfaqen e sipërme të sistemit të
grumbullimit të pluhurit derisa të sigurohet në vend me
një klik.
► Fig.2: 1. Kanalet udhëzuese 2. Shinat udhëzuese
3. Sistemi i grumbullimit të pluhurit
Heqja e sistemit të grumbullimit të
pluhurit
1.
Çmontojeni veglën nga sistemi i grumbullimit të
pluhurit duke e nxjerrë me rrëshqitje ndërsa shtypni
butonin e zhbllokimit në sistemin e grumbullimit të
pluhurit.
► Fig.3: 1. Sistemi i grumbullimit të pluhurit 2. Butoni
i zhbllokimit
2.
Rrëshqitni kapakun e kanalit të ajrit përgjatë
kanaleve udhëzuese në kasën e ingranazhit derisa të
sigurohet në vend me një klik.
► Fig.4: 1. Kapaku i kanalit të ajrit 2. Kanalet
udhëzuese
VINI RE:
Sigurohuni që të rivendosni kapakun e
kanalit të ajrit mbi kanalin e ajrit pas shkëputjes
së sistemit të grumbullimit të pluhurit nga vegla.
Performanca e veglës mund të ndikohet nëse vihet në
punë pa kapakun e kanalit të ajrit në vend.
58 SHQIP