Descargar Imprimir esta página

Stihl RM 248.2 T Manual De Instrucciones página 325

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 37
4 Udhëzime sigurie
► Punoni duke qëndruar mbi terren për të
ruajtur balancën.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
► Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
përgjatë pjerrësisë.
► Mos punoni në shpate me pjerrësi mbi 25°
(46,6 %).
► Përdoreni korrësen e barit me kujdes të
veçantë, sidomos kur punoni pranë
pjerrësive, buzëve të terrenit, hendeqeve,
gropave të mbeturinave dhe pritave.
► Planifikojini orët e punës në mënyrë të atillë
që të shmangni ngarkesa të larta për kohë
të gjatë.
■ Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi. Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
► Mos i thithni gazet e shkarkimit.
► Punoni me kositën e barit në vend të
mirajruar.
► Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
■ Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
■ Korrësja e barit vjen me një pajisje ndalimi të
motorit.
► Motori dhe thika ndalojnë brenda 3
sekondave nëse e lëshoni dorezën e
marsheve për procesin e kositjes.
■ Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Mos e prekni thikën në rrotullim.
► Nëse tehu bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni motorin. Vetëm atëherë
hiqeni sendin.
■ Nëse puna kryhet pa aktuator, ky mund të
ndizet pa dashje dhe korrësja të nisë të lëvizë.
Personat mund të lëndohen rëndë dhe të
ndodhin dëmtime të pronës.
► Dorezën e marsheve për aktuatorin
përdoreni vetëm nëse ju duhet të ndizni
aktuatorin.
■ Nëse korrësja e barit ndryshon gjatë punës
ose sillet në mënyrë të pazakontë, korrësja e
barit mund të jenë në një gjendje jostandarde.
Personat mund të lëndohen rëndë dhe të
ndodhin dëmtime të pronës.
0478-111-9849-A
► Ndërpriteni punën dhe vizitoni shitësin e
specializuar të STIHL.
■ Gjatë punës, korrësja e barit mund të
shkaktojë dridhje.
► Mbani doreza pune.
► Bëni pushime gjatë punës.
► Nëse vini re shenja çrregullimesh në
qarkullim: Shikoni doktorin.
■ Shikojeni me kujdes zonën e kositjes dhe bëni
kujdes ndaj pengesave. Nëse thika godet një
send të huaj gjatë punës, ajo apo pjesë të saj
mund të kërcejnë me shpejtësi të lartë. Mund
të lëndohen njerëz dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Hiqini sendet e huaja si p.sh. gurët,
shkopinj, tela, lodra apo sende të
tjera të huaja nga zona e punës.
Piketojini sendet e fshehura që nuk
mund t'i hiqni.
■ Kur lëshohet doreza e kositjes, thika vijon të
rrotullohet për një kohë të shkurtër. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
► Shportën për mbledhjen barit vareni
për jashtë vetëm nëse thika nuk
rrotullohet më.
■ Nëse thika godet një send të fortë, mund të
ndodhin shkëndija. Shkëndijat mund të
shkaktojnë zjarre në ambiente me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
► Mos punoni në ambient djegshmërie të
lartë.
■ Nëse korrësja e barit parkohet në sipërfaqe të
pjerrëta, mund të lëvizë pa dashje. Mund të
lëndohen njerëz dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Lëshojeni korrësen e barit vetëm kur
qëndron në sipërfaqe të drejtë dhe ku nuk
mund të lëvizë vetë.
■ Nëse ka sende të vendosura në timon,
korrësja e barit mund të përmbyset për shkak
të peshës së tepërt. Mund të lëndohen njerëz
dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Mos vendosni sende në timon.
RREZIK
■ Nëse punoni në afërsi të linjave elektrike, thika
mund të bjerë në kontakt me linjat dhe t'i
dëmtojë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Mos punoni në afërsi të linjave elektrike
aktive.
Shqip
325

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rm 253.2 t