MASA MBROJTËSE TË RËNDËSISHME
Para se të përdorni pajisjen elektrike, gjithmonë duhet të ndiqni masat paraprake themelore,
duke përfshirë sa vijon:
Lexoni të gjitha udhëzimet.
1. Para se ta përdorni, kontrolloni nëse tensioni i prizës së murit përkon me atë të treguar në
pllakën e kapacitetit.
2. Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja kryesorr, priza, drita ose vetë pajisja tregojnë
dëmtime të dukshme, ose pajisja është rrëzuar apo po rrjedh. Për të shmangur rrezikun,
çojeni në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit ose një mjeshtër të kualifikuar për
ekzaminim dhe riparim.
3. Për të shmangur rrezikun, në qoftë se kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin
kualifikim.
4. Mos lejoni që kablloja të vijë në kontakt me pllakën kur është e nxehtë.
5. Djegiet mund të ndodhin nga prekja e pjesëve të nxehta metalike, ujit të nxehtë ose
avullit.
6. Mos lejoni që kablloja të varet mbi skajin e tavolinës ose sipërfaqes së nxehtë.
7. Për t'u mbrojtur nga rreziku i goditjes elektrike, kurrë mos e zhysni hekurin në ujë ose
lëngje të tjera. Nëse kjo ka ndodhur, mos e përdorni më këtë pajisje; hidheni pajisjen.
8. Mos e lini hekurin të pambikëqyrur ndërsa është i lidhur në furnizimin me energji
elektrike ose në një dërrasë hekurosjeje.
9. Pajisjen vendoseni dhe përdoreni gjithmonë mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme,
të niveluar dhe horizontale.
10. Përdorimi i aksesorit që nuk rekomandohen nga prodhuesi mund të shkaktojë dëmtim të
personave ose dëmtim të pajisjes.
11. Kur vendosni hekurin në mbajtësen e tij, sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën është
vendosur mbajtësja të jetë e qëndrueshme.
12. Çelësi në fund të bazës së njësisë duhet të jetë gjithmonë i mbyllur mirë gjatë përdorimit.
13. Asnjëherë mos e mbushni rezervuarin e ujit me ujë të nxehtë, aromë, uthull, niseshte,
zhgurëzues, zbutës pëlhure ose reagjent tjetër kimik.
14. Shkëputeni nga priza kur nuk është në përdorim, si dhe para mbushjes me ujë ose
pastrimit.