•
Përdorimi i një përshtatësi energjie, karikuesi ose baterie të
pamiratuar ose të papajtueshëm mund të dëmtojë pajisjen, të
shkurtojë jetëgjatësinë e saj ose të shkaktojë zjarr, shpërthim
ose rreziqe të tjera.
•
Temperaturat ideale të përdorimit janë 0°C deri 35°C.
Temperaturat ideale të ruajtjes janë -20°C deri +45°C.
•
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të
mbahet një distancë minimale prej 15 cm ndërmjet një pajisjeje
dhe një stimuluesi kardiak, për të mos lejuar interferencat e
mundshme te stimuluesi kardiak. Nëse përdorni stimulues
kardiak, mbajeni pajisjen në anën përballë stimuluesit kardiak
dhe mos e mbani në xhepin e përparmë.
•
Mbajeni pajisjen dhe baterinë larg nxehtësisë së tepërt dhe
rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Mos i vendosni mbi ose në
pajisje ngrohëse, si furrat me mikrovalë, sobat ose radiatorët.
•
Gjatë përdorimit të pajisjes respektoni ligjet dhe rregulloret
vendore. Për të reduktuar rrezikun e aksidenteve, mos e
përdorni pajisjen me valë gjatë drejtimit të automjetit.
•
Gjatë fluturimit me avion ose menjëherë përpara se të hipni në
avion, përdoreni pajisjen tuaj vetëm sipas udhëzimeve të
dhëna. Përdorimi i një pajisjeje me valë në një avion mund të
ndërpresë rrjetet me valë, të paraqesë rrezik për funksionimin
e avionit ose të jetë i paligjshëm.
•
Për të shmangur dëmtimin e qarkut të brendshëm të pajisjes
ose karikuesit, mos e përdorni pajisjen në një vend me pluhur,
të lagësht ose të ndotur ose pranë një fushe magnetike.
•
Gjatë karikimit të pajisjes, sigurohuni që përshtatësi i energjisë
të jetë i lidhur në një prizë pranë pajisjeve dhe të jetë
lehtësisht i aksesueshëm.
•
Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat elektrike kur nuk
janë në përdorim.
•
Mos e përdorni, ruani ose transportoni pajisjen në mjedise ku
ruhen lëndë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull, në
një pikë karburanti, depo nafte ose impiant kimik). Përdorimi i
pajisjes në këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit.
169