Paralajmërimet për montimin
• Mos e përdorni pajisjen para se të
montohet plotësisht.
• Pajisja duhet të montohet nga
një teknik i autorizuar dhe të
vendoset në punë. Prodhuesi
nuk është përgjegjës për asnjë
dëmtim që mund të shkaktohet
nga vendosja e gabuar dhe
montimi nga persona të
paautorizuar.
• Kur të hiqni paketimin e pajisjes,
sigurohuni që të mos jetë e
dëmtuar gjatë transportit. Në
rast të ndonjë defekti, mos e
përdorni pajisjen dhe kontaktoni
menjëherë me agjencinë
e kualifikuar të shërbimit.
Meqenëse materialet e përdorura
për paketimin (najloni, kapëset,
polistiroli, etj) mund të shkaktojnë
efekte të dëmshme te fëmijët, ato
duhet të mblidhen dhe të hiqen
menjëherë.
• Mbrojeni pajisjen nga efektet
atmosferike. Mos e ekspozoni
ndaj efekteve si dielli, shiu, bora,
etj.
• Materialet përreth pajisjes (raftet)
duhet të durojnë një temperaturë
minimumi 100°C
Gjatë përdorimit
• Kur të përdorni për herë të parë
furrën, do të çlirohet një erë nga
materialet e izolimit dhe nga
elementet e ngrohësit. Për këtë
arsye, para se të përdorni furrën,
përdoreni bosh në temperaturë
maksimale për 45 minuta. Në
të njëjtën kohë, duhet të ajrosni
si duhet ambientin ku është
montuar ky produkt.
• Gjatë përdorimit, sipërfaqet e
jashtme dhe të brendshme të
furrës nxehen. Kur të hapni derën
e furrës, bëni një hap prapa për të
shmangur avullin e nxehtë që del
nga furra. Mund të ketë rrezik për
djegie.
• Mos vendosni materiale të
djegshme ose shpërthyese
brenda ose pranë pajisjes kur të
jetë në punë.
• Përdorni gjithmonë doreza për
furrë kur të rivendosni ushqimet
në furrë.
• Mos u largoni nga soba kur
gatuani me vajra të ngurtë ose
të lëngshëm. Ata mund të marrin
zjarr nga nxehtësia shumë e lartë.
Mos hidhni kurrë ujë mbi flakët
e shkaktuara nga vaji. Mbulojeni
tavën ose tiganin me kapakun e
saj për t'i mbytur flakët e krijuara
në këtë rast dhe fikeni sobën.
• Vendoseni tiganin gjithmonë në
qendër të zonës së gatimit dhe
kthejeni bishtin ose dorezat në
një pozicion të sigurt në mënyrë
që të mos i kapni apo goditni.
• Nëse nuk do ta përdorni pajisjen
për një kohë të gjatë, hiqeni nga
priza. Mbajeni të fikur çelësin
kryesor. Po ashtu, kur nuk e
përdorni pajisjen, mbajeni të
mbyllur valvulën e gazit.
• Sigurohuni që çelësat e kontrollit
të pajisjes janë gjithmonë në
pozicionin "0" (ndalim) kur pajisja
nuk është në punë.
• Tavat anohen kur i nxirrni. Kini
kujdes që të mos lejoni derdhjen
e lëngjeve të nxehta.
• Kur dera ose sirtari i furrës është
i hapur, mos lini gjë mbi të. Mund
të prishni ekuilibrin e pajisjes ose
të thyeni kapakun.
• Mos vendosni sende të rënda ose
artikuj të djegshëm (najlon, qese
plastike, letër, rroba, etj) në sirtar.
Këtu përfshihen edhe enët me
AL - 7