Descargar Imprimir esta página

Makita 191D73-9 Manual De Instrucciones página 71

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 22
SHËNIM
• Kontrolloni gjithnjë nëse aksesori ciklon, pastruesja dhe tubi i drejtë janë të
lidhur mirë përpara përdorimit.
• Përdoreni gjithnjë pastruesen duke i vendosur qesen apo pakon e letrës së
pluhurave edhe në rast se përdorni aksesorin ciklon.
• Përdorimi i pastrueses pa i vendosur qesen apo pakon e letrës së pluhurave mund të
shkaktojë keqfunksionim të motorit.
• Zbrazeni kutinë e pluhurave të aksesorit ciklon dhe qesen apo pakon e letrës
së pluhurave të pastrueses në rast se mbushet me pluhura.
• Përdorimi i vazhduar do të shkaktojë dobësim të forcës thithëse.
Shënime për përdorimin dhe ruajtjen
SHËNIM
• Ruajeni pastruesen në gjendje të qëndrueshme në një vend të qëndrueshëm.
• Nëse pastruesja lihet në gjendje të paqëndrueshme, si p.sh. e mbështetur në
një vend të paqëndrueshëm, mund të rrëzohet e të thyhet apo t'i shkëputet
kutia e pluhurave.
Hedhja e pluhurave
Nëse në kutinë e pluhurave mblidhet sasi e lartë pluhurash, bllokimi mund të
ndodhë shumë lehtë duke dobësuar dhe forcën thithëse.
• Nëse pluhurat mblidhen deri në vijën e mbushjes plot të kutisë së pluhurave, ndiqni
procedurën e mëposhtme dhe hidhini pluhurat.
1. Mbajeni mirë kutinë e pluhurave, shtypni e mbani të dy butonat dhe hiqeni kutinë e
pluhurave.
Fig. 2: 1. Vija e mbushjes së plotë 2. Kutia e pluhurave 3. Butoni (në 2 vende)
4. Filtri i rrjetëzuar
2. Hidhini pluhurat që ndodhen brenda kutisë së pluhurave dhe largoni çfarëdo pluhuri
të mbetur në sipërfaqen e filtrit të rrjetëzuar.
3. Vendosni kutinë e pluhurave.
• Futeni kutinë e pluhurave deri në fund, deri sa të dy butonat të sigurohen duke
lëshuar kërcitjen karakteristike.
Fig. 3: 1. Kutia e pluhurave 2. Butoni (në 2 vende)
KUJDES
71

Publicidad

loading