Descargar Imprimir esta página

SKIL MASTERS 1023 Manual Original página 92

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
• Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse G 2 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
• Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me
kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë
maksimale
• Zgjedhja e marshit mekanik
- vendosni çelësin e përzgjedhjes E 2 në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
1 = SHPEJTËSI E ULËT
- forca e rrotullimit e madhe
- për shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
2 = SHPEJTËSI E LARTË
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 0
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Shpimi normal në krahasim me shpimin me goditje !
! zgjidhni funksionin e shpimit vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
• Ndërrimi i puntove @
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Rregullimi i thellësisë së shpimit #
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës $
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G 2 (mund
të rregullohet sipas ilustrimit)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për shpime në beton ose në gur, kërkohet një trysni e
vazhdueshme mbi trapano
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
92

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

F0151023