Descargar Imprimir esta página

Dolmar PLM4626 Manual De Instrucciones página 184

Cortadora de césped a gasolina

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 48
7-3 PROCEDURAT E PUNËS
Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e frenit me të dyja
duart.
Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e frenit, motori
do të ndalojë dhe kositësja e barit do të pushojë së
punuari.
7-4 PËR TË NDALUAR MOTORIN
KUJDES: Tehu vazhdon të rrotullohet për pak
sekonda pas fikjes së motorit.
1. Lëshoni dorezën e kontrollit të frenit për të ndaluar
motorin dhe tehun.
2. Shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës siç
tregohet në manualin e posaçëm të motorit për të
parandaluar nisjen aksidentale kur pajisja është e
pambikëqyrur.
7-5 LIDHJA PËR LËVIZJEN AUTOMATIKE
Për PLM4628
Kapni dorezën e kontrollit të vetëdrejtimit, kositësja e barit
do të lëvizë automatikisht përpara me rreth 3,6 km/orë
(Fig. 9), lëshoni dorezën e vetëdrejtimit, kositësja e barit
do të pushojë së lëvizuri.
KUJDES: Kositësja është projektuar për prerje
bari kopshtesh në lartësi jo më shumë se 250 mm.
Mos u përpiqni të prisni bar tepër të lartë, të thatë apo të
lagur (p.sh. kullota) apo pirgje gjethesh të thata. Në
platformën e kositëses mund të mblidhen papastërti ose
mund të prekin marmitën e motorit duke krijuar rreziqe për
zjarr.
7-6 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË
KOSITJES
Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që
fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera
të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në
drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda
për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të
pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e
lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka
prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke
parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më
shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. Prerja e rekomanduar
për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në
terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera
të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje
të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një
prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me
kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t'ju
duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3
tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase
dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e
parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë
në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja
duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur
prerjen më të mirë dhe për t'i mundësuar të kositë më me
efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës.
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e
184
barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. Kositja e
gjetheve. Kositja e gjetheve mund të jetë gjithashtu e mirë
për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni të jenë të thata
dhe të mos jenë shumë të dendura mbi fushë. Mos prisni
të bien të gjitha gjethet nga pemët përpara se të kositni.
VINI RE: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni
motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.
7-7 MBLEDHËSJA E BARIT
Ka një kanatë në kapakun a pasmë. Prej aty mund të
shihni gjendjen e mbledhëses së barit. Nëse mbledhësja
është plot me bar, zbrazeni dhe pastrojeni trastën,
sigurohuni që është e pastër dhe se rrjeta ajroset siç
duhet. (Fig. 10)
7-8 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E
LARTËSISË
KUJDES: Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur
telin e kandelës.
KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë rregullimi të
lartësisë me 7 nivele.
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva e rregullimit të lartësisë qendrore ofron 7 nivele
të ndryshme të lartësisë.
3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë
në lartësinë e dëshiruar. (Fig. 11)
Të gjitha rrotat do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë
pune.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Plm4627Plm4628