Descargar Imprimir esta página

Electrolux KUT6NE18S Manual De Instrucciones página 6

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 92
6
www.electrolux.com
• Mos e ngrini përsëri ushqimin që
është shkrirë.
• Respektoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
• Mbështillini ushqimet me material
mbështjellës përpara se t'i fusni në
ndarjen e ngrirjes.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë
origjinale.
• Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose
riparimi joprofesional mund të ketë
pasoja sigurie dhe mund të
zhvlerësojë garancinë.
• Pjesët e mëposhtme të këmbimit do
të jenë të disponueshme për 7 vjet
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve të
sigurisë.
PARALAJMËRIM!
Referojuni dokumentit të
udhëzimeve të instalimit për
të instaluar pajisjen tuaj.
pas daljes nga qarkullimi të modelit:
termostatet, sensorët e temperaturës,
qarqet, burimet e dritës, dorezat e
dyerve, menteshat e dyerve, vasketat
dhe koshat. Ju lutemi vini re se disa
nga këto pjesë këmbimi janë të
disponueshme vetëm për riparuesit
profesionistë, dhe se jo të gjitha
pjesët e këmbimit u përshtaten të
gjitha modeleve.
• Guarnicionet e dyerve do të jenë të
disponueshme për 10 vjet pas daljes
nga qarkullimi të modelit.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e
izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë
tek ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së
njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
PARALAJMËRIM!
Rregullojeni pajisjen në
përputhje me dokumentin e
udhëzimeve të instalimit për
të shmangur rrezikun e
paqëndrueshëmrisë së
pajisjes.

Publicidad

loading