Makita BL36120A Manual De Instrucciones página 58

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 19
DODATNA OPREMA
POZOR:
Ti dodatki ali priključki so priporočeni za uporabo z orodjem
Makita, specificiranim v tem priročniku. Uporaba drugih
dodatkov ali priključkov lahko predstavlja tveganje za telesne
poškodbe. Uporabljajte samo dodatke ali priključke, predvidene
za zadevni namen.
Če potrebujete pomoč in več podrobnosti glede teh dodatkov, se
posvetujte s svojim lokalnim servisnim centrom Makita.
Adapter (21) (Slika 18)
Opomba:
Nekateri elementi na seznamu so lahko serijsko priloženi
orodju. Lahko se razlikujejo od države do države.
SHQIP
SIMBOLET
A. Lexoni manualin e udhëzimit.
B. IZOLIM I DYFISHTË
C. Mos bëni qark të shkurtër me bateritë.
D. Gjithmonë ricikloni bateritë.
E. Mos ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
F. Mos e digjni baterinë.
G. Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme
H. Vetëm për shtetet e BE-së
Mos flakni pajisjet elektrike ose paketën e baterisë bashkë me
materialet e mbeturinave shtëpiake!
Në pajtim me Direktivat Evropiane mbi Mbeturinat e Pajisjeve
Elektrike e Elektronike dhe Bateri e Akumulatorë dhe Bateri
e Akumulatorë të Flakur, si dhe zbatimin e tyre në pajtim me
ligjet kombëtare, pajisjet elektrike dhe bateritë dhe paketat e
baterive që kanë arritur fundin e jetëgjatësisë së përdorimit
duhet të grumbullohen veçmas dhe të dërgohen në një fabrikë
riciklimi që respekton mjedisin.
PËRPUTHSHMËRIA
Kjo bateri synohet të përdoret me vjelësin e ullinjve, ajërfryrësin,
krasitësin e shkurreve, sharrën me zinxhir, çekiçin dhe fenerin.
Të mos përdoret bateria me sharrë cirkulare, sharrë bango,
sharrë bango prerje këndi pa kordon, kultivatorët, makinat
kositëse të barit ose disa krasitës gëmushash / prerës bari. Në
rastin e krasitësit të gëmushave / prerësve të barit, përdoreni
baterinë vetëm me veglat që kanë shenjën ○.
Shenja ndodhet në folenë e baterisë së veglës. (Figura 2)
UDHËZIMET E SIGURISË PËR BATERINË
1. Para përdorimit të baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe
shenjat e kujdesit mbi bateri dhe produktin që përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni baterinë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi ndaloni
menjëherë përdorimin. Mund të ketë rrezik mbinxehjeje, djegie
të mundshme dhe madje shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini me ujë të pastër
dhe kërkoni menjëherë trajtim mjekësor. Mund të humbisni
shikimin.
5. Mos bëni qark të shkurtër me bateritë:
(1) Mos i prekni kontaktet fundore me materiale përcjellëse.
(2) Mos e mbani baterinë në një kontejner me objekte metalike
të tjera si gozhdë, monedha, etj.
(3) Mos ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Një qark i shkurtër me bateri mund të shkaktojë rrjedhje rryme
të tepërt, mbinxehje, djegie të mundshme, madje edhe prishje.
6. Mos e ruani veglën dhe baterinë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50°C.
7. Mos e digjni baterinë nëse është dëmtuar së tepërmi ose është
konsumuar tërësisht. Fisheku i baterisë mund të shpërthejë në
zjarr.
8. Kini kujdes të mos rrëzoni ose godisni baterinë.
9. Mos përdorni baterinë e rrëzuar ose e goditur.
Udhëzime sigurie shtesë:
1. Kontrolloni që vidhat mbi kokat ndaluese të baterisë të jenë
shtrënguar fort.
58
2. Kur ndizni baterinë, sigurohuni që çelësi i veglës të jetë i
çaktivizuar. Në të kundërt vegla mund të ndizet pa dashje dhe
të shkaktojë lëndim.
3. Kontrolloni që bateria të shtrëngohet mirë në rrip para
përdorimit.
4. Mos e përdorni baterinë në lartësi. Në të kundërt mund të
shkaktohen aksidente rrëzimi.
5. Mos e përdorni baterinë me një rrip sigurie, siç përdoret për
krasitjen e pemëve. Mund të shkaktojë aksidente rrëzimi.
6. Gjithmonë kushtojini vëmendje pjesës rrotulluese të veglës.
Në rast se përdorni veglën pjesa rrotulluese e së cilës mund
të ndodhet afër trupit tuaj, hiqeni rripin dhe vendosni baterinë
përtokë. Në të kundërt rripi mund të ngatërrohet me veglën
dhe të shkaktojë lëndim.
7. Gjatë përdorimit, mbajeni kordonin larg nga pengesat si degët.
Kordoni i ngecur te pengesat mund të shkaktojë lëndim të
rëndë.
8. Gjithmonë sigurohuni që bateritë të jenë hequr para se të
përpiqeni të kryeni kontrollim ose mirëmbajtje siç është
zëvendësimi i tehut krasitës.
9. Për ruajtje, mbajeni baterinë në kuti kartoni me manualin e
udhëzimeve.
10. B ateria klasifikohet si mall i rrezikshëm nga Rekomandimet
e OKB-së mbi Transportin e Mallrave të Rrezikshme si dhe
rregullat e tjera. Bateria përmban bateri litium jon. Bateria
litium jon dhe elektrolitet e përdorura në baterinë litium jon u
nënshtrohen atyre rregullave.
11. Kur transportoni baterinë mbi sipërfaqe ose në rrugë
ajrore nevojitet të dorëzoni formën e aplikimit për mallra të
rrezikshme bashkë me ambalazhimin e baterisë nga pronari.
Nëse transportoni baterinë, ju mbani përgjegjësi për të si
"pronari".
Në pajtim me Udhëzimet Teknike nga ICAO dhe Mallrat e
Rrezikshme nga IATA, bateria nuk duhet të transportohet me
fluturimet me pasagjerë, por vetëm me mjet mallrash.
Këshilla për jetëgjatësinë maksimale të baterisë:
1. Kurrë mos karikoni një bateri plotësisht të karikuar.
2. Karikimi i tepër shkurton jetëgjatësinë e përdorimit të baterisë.
3. Karikojeni baterinë në temperaturën e dhomës prej
10°C – 40°C. Lëreni paketën e nxehtë të baterisë të ftohet
para se ta karikoni.
4. Karikojeni baterinë një herë në çdo gjashtë muaj nëse nuk e
përdorni për një kohë të gjatë.
Shënim:
Mënyra e riciklimit mund të ndryshojë nga vendi në vend
ose nga shteti (krahina) në shtet (krahinë). Konsultohuni me
qendrën ose shpërndarësin e autorizuar të shërbimit më të afërt
të Makita.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR KARIKUESIN E
BATERISË
KUJDES:
KJO
PAJISJE
PËRDORET NGA FËMIJËT E
MOSHËS 8 VJEÇ E SIPËR,
SI DHE NGA PERSONAT ME
AFTËSI FIZIKE, SHQISORE
OSE MENDORE TË KUFIZUARA
APO TË CILËVE U MUNGON
EKSPERIENCA DHE NJOHURIA
NËSE KANË MBIKËQYRJE OSE
UDHËZIME PËR PËRDORIM
TË SIGURT TË PAJISJES
DHE
I
RREZIQET E LIDHURA ME
PËRDORIMIN.
MUND
KUPTOJNË
FËMIJËT

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido