Hyrje
AL
Ky manual i përdorimit dhe operativ përshkruan përdorimin e sigurt të Shkallëve për ngjitje
Për shkaqe sigurie, ju lutemi lexoni me kujdes këto udhëzime operative para përdorimit dhe mbani
ato për referencë të ardhshme. Në rast të huazimit të shkallës palës së tretë, duhet të dorëzohen edhe
udhëzimet operative dhe të përdorimit.
1. Përdorimi i duhur
Kjo shkallë është një pajisje e lëvizshme e punës, e cila mund të përdoret në vende të ndryshme. Kjo
shkallë mund të përdoret për të kryer punë përmasash të vogla në lartësi ku përdorimi i pajisjeve të
tjera të punës nuk është proporcional (shih Rregullorja e Sigurisë së Pajisjeve). Kjo shkallë mund të
përdoret vetëm ashtu siç përshkruhet në këtë manual operativ dhe të përdorimit. Çdo përdorim tjetër
konsiderohet si jo i duhur. Për dëmet e shkaktuara nga përdorimi jo i duhur, nuk do të merret asnjë
përgjegjësi. Ky lloj i shkallëve duhet të përdoret në ambiente të mbyllura. Ndryshimet në shkallë, të
cilat nuk janë të autorizuara nga prodhuesi, do të kenë si pasojë zhvlerësimin e garancisë.
2. Informata Teknike
Prezantimi I shkallës dhe lista e kompnentëve të saj. Informacionet teknike përkatëse për secilin lloj të
shkallëve janë të vendosura në vetë produktin. Në tabelë mund të gjeni informata të mëtejme.
3. Përmbajtja e paketimit
Lista e të gjitha artikujve të dërguara (shembull):
Shkalla (komplet) + Manual operativ dhe i përdorimit + Traversë opsionale + parmak opsional (pa foto
- shih instruksionet e veçanta të instalimit)
4. Udhëzimet për montim
Në varësi të llojit të shkallës dhe gjendjes së dërgesës, shkalla duhet të jetë e montuar plotësisht para
përdorimit. Disa shkallë janë të pajisura me një traversë, e cila duhet të montohet para përdorimit.
Shkallë e thjeshtë teke janë të pajisura me parmakë, të cilët duhet të montohen para përdorimit.
Ju lutemi referojuni udhëzimeve të veçanta të montimit.
5. Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
Rrezik asfiksimi përmes paketimit. Gjatë përdorimit të kësaj shkalle gjithmonë ekziston rreziku i rë-
nies, gjegjësisht përmbysjes. Si rezultat, njerëzit mund të lëndohen dhe gjësendet mund të dëmtohen.
Shkallët dhe materiali i paketimit nuk janë lodra për fëmijë.
Të gjitha punët me dhe në shkallë duhet të kryhen në mënyrë të tillë që këto rreziqe të mbahen sa
më të ulëta që të jetë e mundur. Shkallët duhet të përdoren vetëm për punë të lehta me kohëzgjatje
të shkurtër. Mos punoni në shkallë për një kohë të gjatë pa pushim të rregullt. Lodhja rrezikon përdo-
rimin e sigurt. Shkallët duhet të jenë të përshtatshme për aplikimin përkatës dhe mund të përdoren
vetëm në pozicionin e përcaktuar të vendosjes. Përdorni vetëm këmbëzat e parapara për shkelje.
Shkalla, gjegjësisht pjesët e shkallës, nuk guxojnë të modifikohen. Kujdesuni të mbaheni fort gjatë
punës si dhe gjatë ngjitjes dhe zbritjes. Rregullat dhe rregulloret kombëtare të vlefshme duhet të re-
spektohen patjetër, sidomos gjatë përdorimit profesional. Përdorni vetëm pajisjet shtesë të miratuara
nga prodhuesi.
6. Struktura / përdorimi
Gjatë ndërtimit dhe përdorimit të shkallës, duhet të respektohen udhëzimet e dhëna në
produkt dhe në udhëzimet operative dhe të përdorimit.
Instruksione për përdorimin e shkallës
Kjo shkallë është krijuar vetëm për t'u përdorur në sipërfaqe fikse.
Shënime mbi përdorimin e shkallës së thjeshtë teke:
Instalimi dhe pozicionimi i sigurtë i shkallës. Montojeni perkundrejt sipërfaqes
(nëse është e mundur).