7. Mirëmbajtja / servisimi
Kujdesi dhe mirëmbajtja e shkallës duhet të sigurojë funksionalitetin e saj. Shkalla duhet të kontroll-
ohet rregullisht për dëmtime. Duhet të garantohet funksioni i pjesëve të lëvizshme. Pjesët e lëvizshme
duhet të lubrifikohen me vaj rregullisht. Riparimet në shkallë duhet të bëhen nga një person i kualifi-
kuar dhe në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Pastrimi i shkallës, veçanërisht i të gjitha pjesëve
të lëvizshme, duhet të kryhet menjëherë pas përdorimit në rast të ndotjeve të dukshme. Përdorni
vetëm agjentët e pastrimit të tretshme në ujë të disponueshëm në treg. Mos përdorni agjentë abrazivë
e agresive. Në rast të përdorimit komercial të shkallës,
është i nevojshëm një kontroll i rregullt periodik për gjendjen e duhur nga një person i kualifikuar
(test vizual dhe funksional). Për këtë qëllim, duhet të specifikohet natyra, shtrirja dhe afatet kohore
të testeve të kërkuara. Intervalet kohore të kontrollimit varen nga kushtet e operimit, në veçanti nga
frekuenca e përdorimit, ngarkesa gjatë përdorimit dhe frekuenca dhe ashpërsia e mangësive të gjetu-
ra në kontrollimet e mëparshme. Sipërmarrësi duhet gjithashtu të sigurojë që shkallët e dëmtuara të
tërhiqen nga përdorimi dhe të ruhen në atë mënyrë që ato të mos mund të përdoren më tutje derisa
ato të riparohen ose asgjësohen në mënyrën e duhur.
Elementi(et) i(e) shkallës: Pikat e kontrollit:
1. Pikat e përgjithshme
të kontrollit
2. Boshti i shkallëve/
Elementët e shkallëve
ose shkallët/mekaniz-
mi i sigurisë
3. Elementët bashkues,
udhëzuesit e shkallëve,
menteshat
4. Këmbët, Traversa
5. Shenjat e shkallës
Udhëzimet e përdorimit
dhe operimit
REZULTATI
8. Deponimi
Për të shmangur ndonjë dëmtim, shkalla duhet të jetë e lidhur mirë gjatë transportit (p.sh. në raftet e
çatisë ose në veturë). Ruajtja e shkallës duhet të bëhet në një mjedis të thatë duke qëndruar vertikal,
shtrirë ose varur me anë të një fiksuesi të përshtatshëm muri në mur. Çdo dëmtim duhet të përjash-
tohet dhe të gjitha pjesët duhet të jenë të mbrojtura nga kushtet atmosferike. Shkalla duhet të ruhet
në atë mënyrë që të jetë e mbrojtur nga fëmijët që luajnë dhe të mos e pengojë asnjë person (even-
tualisht rrezik marrje në thua). Për më tepër, ajo duhet të ruhet në mënyrë të tillë që të mos vidhet/
përdoret për qëllime kriminale.
9. Paketimi / asgjësimi
Paketimi duhet të hidhet/asgjësohet në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Pas periudhës së
përdorimit, shkallët duhet të hidhen/asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi. Alumini është një
material me cilësi të lartë dhe duhet të futet në procesin e riciklimit. Informacione të detajuara mund
të merrni nga autoriteti juaj lokal.
Të gjitha elementet e përforcimit (perçinat, vidat, bulonat etj.)
duhet të jenë plotësisht të pranishme. A janë përforcimet të
lirshme apo të ndryshkura? A ka papastërti (p.sh. ndotje, baltë,
bojë, vaj apo yndyrëra) në shkallë?
Të gjitha shkelëset (shkallëzat) duhet të jenë të pranishme
në tërësi. A janë traversat e shkallëve, shkallëzat gjegjësisht
shufrat e sigurisë eventualisht të shtrembëruara, përdredhura,
plasaritura apo të gërryera? A janë shkelëset, gjegjësisht shkal-
lëzat e shkallëve eventualisht të prishura, të lirshme, të ndrysh-
kura apo dëmtuara? A është platforma (nëse ekziston) apo a
janë pjesë të saj/ përforcimet e saj të dëmtuara, të ndryshkura
apo mungojnë?
Rulet drejtuese, kyçjet dhe pajisjet e sigurisë të kontrollohen për
funksionalitet dhe konsistencë, si dhe për dëmtim dhe korrozi-
on. A janë të dëmtuara, të lirshme ose të ndryshkura apo janë
zhdukur plotësisht kyçjet, pajisjet e sigurisë ose përforcueset e
këndeve?
Këmbët, traversa, të kontrollohen për funksionalitet dhe kon-
sistencë, si dhe për dëmtim dhe korrozion. Të gjitha këmbët e
shkallës/kapakët duhet të jenë të pranishëm. A janë këmbët e
shkallës të lirshme, të dëmtuara apo të ndryshkura?
A janë të gjitha shenjat e shkallës si dhe udhëzimet e përdorimit
dhe operimit dhe a janë ato të lexueshme?
Shkalla është në gjendje të rregullt dhe mund të përdoret më tutje.
Shkalla mund të përdoret më tutje vetëm pas një riparimi.
Shkalla është me defekt dhe duhet të asgjësohet.
po/jo