Descargar Imprimir esta página

AEG DH1690-M Manual De Instrucciones página 60

Ocultar thumbs Ver también para DH1690-M:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 21
!
Shmangni ndryshime të mëdha të seksionit të kordonit
!
Përdorni një kordon me anën e brendshme sa më të lëmuar të
mundshëm.
!
Materiali i kordonit duhet të jetë i miratuar sipas ligjit.
Lidhja e oxhakut me rrjetin elektrik duhet të kryhet nga personel teknik i
kualifikuar dhe i specializuar.
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e
vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë
lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në
një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje
direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton
shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të
kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të
verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të
jetë montuar si duhet.
Kalibrimi i oxhakut
Pasi është instaluar oxhaku, është e nevojshme të kryhet kalibrimi i panelit
të thithjes.
Ky veprim është i nevojshëm për të rregulluar funksionimin e tij.
Lidhni oxhakun me rrjetin elektrik.
Duke shtypur butonin ndezës ON/1 "B" paneli thithës ngrihet.
Sapo paneli arrin një lartësi rreth 18 cm nga sipërfaqja e gatimit, shtypni
butonin fikës OFF "A" për të ndaluar ngritjen e panelit, pastaj shtypni butonin
Timer "F" e më pas shtypni butonin fikës "A".
Oxhaku do të vazhdojë me kalibrimin e hapjes dhe mbylljes së panelit
thithës (lëvizje të vogla për lart dhe për poshtë).
Gjatë kësaj faze butonet e panelit të kontrollit ndriçohen.
Funksionimi
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të
gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani
dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Paneli i kontrollit
A.
Butoni i fikjes së panelit / OFF
Ky buton shërben për të fikur panelin plotësisht ose për të ndaluar
karrelin në një pozicion të ndërmjetmë midis 18cm dhe 30 cm nga
pllaka e gatimit.
Oxhaku fiket automatikisht kur largësia e panelit të gatimit, duke u
mbyllur, zvogëlohet në 18cm.
B.
Butoni i hapjes së panelit ON/ dhe përzgjedhja e shpejtësisë
(fuqisë) thithëse 1
Ky buton shërben për të ngritur panelin deri në largësinë e shumta 30
cm nga sipërfaqja e gatimit, me të kaluar 18 cm oxhaku ndizet me
shpejtësinë e parë (fuqinë) thithëse.
Me të arritur këtë masë, duke shtypur sërisht butonin është e mundur
të vendoset paneli në një pozicion të ndërmjetëm mes 18 cm dhe e
shumta 30 cm.
C.
Butoni i zpërzgjedhjes së shpejtësisë (fuqisë) thithëse 2
D.
Butoni i zpërzgjedhjes së shpejtësisë (fuqisë) thithëse 3
E.
Butoni i zpërzgjedhjes së shpejtësisë (fuqisë) thithëse 4
F.
Koha e funksionimit (10 minuta)
Ky buton lejon të rregullohet fikja automatike e oxhakut (paneli mbyllet)
dhe të shpejtësisë (fuqisë) thithëse në punë pas 10 minutash
funksionimi.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 10-11
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me
detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 10-11-12
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës.
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
60

Publicidad

loading