PARALAJMËRIM
LEXONI ME KUJDES KËTO UDHËZIME PARA SE
TA PËRDORNI DHE RUAJINI PËR REFERENCË
NË TË ARDHMEN. MOSNDJEKJA E KËTYRE
UDHËZIMEVE MUND TË VËRË NË RREZIK FËMIJËN TUAJ.
SIGURIA E FËMIJËS SUAJ ËSHTË PËRGJEGJËSIA JUAJ.
PARALAJMËRIM! ASNJËHERË MOS E LINI FËMIJËN TË
PAMBIKËQYRUR: MUND TË JETË E RREZIKSHME. BËNI
SHUMË KUJDES KUR PËRDORNI PRODUKTIN.
• Baza e Inglesina Cab mund të përdoret vetëm së bashku me ndenjësen e fëmijës
Cab 0+ për makinë (Sistem Makine).
• Baza e Inglesina Cab mund të përdoret vetëm në makinë.
• E RËNDËSISHME: ndenjësja e fëmijës Cab 0+ për makinë është sistem shtrëngimi
(grupi 0+) i homolguar sipas Rregullores ECE 44/04 për fëmijët me peshë deri në 13 kg;
kur përdoret vetëm ose me bazën Cab, klasifikohet si sistem shtrëngimi UNIVERSAL.
• Përdorimi i ndenjëses për fëmijë në makinë Cab 0+ në makinë vetëm ose së
bashku me bazën Cab këshillohet vetëm në automjetet e pajisura me rrip sigurimi
me 3 pika me mekanizëm tërheqjeje, i homolguar sipas Rregullores UN/ECE nr. 16
ose standardeve të tjera të barasvlershme. Shikoni në manualin e makinës se në cilat
pozicione është e mundur të montohet ndenjësja për fëmijë në makinë. Nëse nuk jeni
të sigurt, kontaktoni menjëherë prodhuesin ose shitësin e autorizuar.
• KUJDES! Pozicinoni sistemin e makinës Inglesina Cab VETËM NË DREJTIM TË
KUNDËRT ME ATË TË LËVIZJES SË MAKINËS. Asnjëherë mos i instaloni ndenjëset të
drejtuara mbrapa ose tërthor në lidhje me drejtimin normal të lëvizjes së automjetit.
• RREZIK! Sistemi Inglesina Cab për makinë NUK LEJOHET TË PËRDORET NË
SEDILJET E PAJISURA ME AIRBAG AKTIVË BALLORË!
• Kontrolloni nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me përdorimin e sistemeve të
qëndrimit në ligjin në fuqi në shtetin ku jeni.
• Certifikimi UN ECE 44/04 do të jetë i pavlefshëm nëse bëni modifikime në ndenjësen
e fëmijës.
• Mos i hiqni etiketat e ngjitura dhe të qepura. Heqja e këtyre etiketave mund të bëjë
që produkti të mos jetë në pajtim me ligjin.
• Lexoni me kujdes udhëzimet e ndenjëses së fëmijës Cab 0+ për makinë për
paralajmërime dhe këshilla të mëtejshme mbi përdorimin.
• Mos e përdorni bazën Cab pas 7 vjetësh mbas datës së prodhimit të treguar në
produkt; për shkak të vjetërimit natyral të materialeve, mund të mos i përmbahet më
rregullave në fuqi.
• Mos e përdorni sistemin Inglesina Cab për makinë nëse:
- ka qenë në një aksident, qoftë edhe të vogël. Mund të ketë qenë subjekt i
SIGURIA
83